LAJMI I FUNDIT:

Qeveria greke parashikon rritje ekonomike në 2015

Qeveria greke parashikon rritje ekonomike në 2015

Qeveria greke ka paraqitur një buxhet të ri për vitin e ardhshëm, duke parashikuar një rënie të papunësisë dhe të borxheve të veta sovrane.

Projektbuxheti parashikon se Greqia do të ketë rritje ekonomike prej 0.6 për qind këtë vit, nga rënia 4 për qind e vitit të kaluar.

Vitin e ardhshëm papunësia pritet të bjerë në 22.5 nga 25 për qind.


Borxhi i Greqisë është parashikuar të ulet nga 175 për qind në 168 për qind. /Telegrafi/