LAJMI I FUNDIT:

Qeveria gjermane diskuton një ndihmë prej 25 miliardë eurosh për ekonominë

Qeveria gjermane diskuton një ndihmë prej 25 miliardë eurosh për ekonominë

Masat e diskutuara nga koalicioni qeveritar në Gjermani, për të mbështetur ekonominë e vendit, sipas fjalëve të kryetarit të grupit socialdemokrat në parlament, Peter Struck, kanë një volum prej 20 deri 25 miliardë eurosh.

Struck tha për gazetën "Berliner Zeitung", se janë planifikuar vazhdimi i programit për rikonstruksionin e ndërtesave, projekte transporti dhe mundësi të kufizuara në kohë për firmat për të zbritur nga taksat vlera amortizimi.

Sipas mendimit të presidentit të Shoqatës Gjermane të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, Ludwig Georg Braun, në Gjermani megjithë krizën financiare ndërkombëtare, nuk ka rrezik recesioni.

Gjermania ndodhet në një situatë aq të mirë, sa nuk ka asnjë shkak për shqetësime të tepruara, u shpreh Braun për gazetën "Bild".


Në trend Ekonomi

Më shumë
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kalo në kategori