LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Serbisë mblidhet për lirimin e Haradinajt

Qeveria e Serbisë mblidhet për lirimin e Haradinajt

Ka filluar mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë së Serbisë në të cilën temë kryesore do të jetë vendimi i gjykatës franceze për lirimin me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thirr për sot një mbledhje urgjente në të cilën siç është thënë do të dilet me një qëndrim për vendimin e gjykatës së Colmarit.