LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës i përgjigjet Serbisë: Nuk do të ketë pavarësim të Asociacionit

Qeveria e Kosovës i përgjigjet Serbisë: Nuk do të ketë pavarësim të Asociacionit

Ditëve të fundit Serbia ka vazhduar të thur propaganda se në Kosovë po përgatitet një sulm i armatosur ndaj serbëve në veri.

Madje propaganda e tyre ka shkuar aq larg sa që sot gazeta serbe Kurir.rs kishte vendosur në ballinë të gazetës titullin: “Shqiptarët po përgatisin luftë”.

Mediat serbe vazhdojnë t’i “fryjnë zjarrit”: Shqiptarët po përgatisin luftë!
Lexo po ashtu Mediat serbe vazhdojnë t’i “fryjnë zjarrit”: Shqiptarët po përgatisin luftë!

Lidhur me këto deklarata, Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se populli i Kosovës por edhe popullata serbe në veri nuk kanë pse brengosën nga asnjë sulm.


“Veprimet e fundit të Qeverisë së Serbisë janë në vazhdën e veprimeve destruktive që vijnë nga ajo anë. Lufta në këtë rajon ka përfunduar në vitin 1999, andaj populli i Kosovës, e posaçërisht popullata serbe në veriun e Kosovës nuk kanë çfarë të brengosen nga asnjë sulm, posaçërisht jo nga institucionet Kosovare”, ka thënë Gecaj.

Godet presidenti serb: Nëse Kosova kërkon pavarësi nga Beogradi, edhe Asociacioni do të kërkojë pavarësi nga Prishtina
Lexo po ashtu Godet presidenti serb: Nëse Kosova kërkon pavarësi nga Beogradi, edhe Asociacioni do të kërkojë pavarësi nga Prishtina

Ndërkaq i pyetur rreth deklaratës së presidentit serb Tomisllav Nikoliq, i cili kishte thënë se “në rast se Prishtina mendon të jetë e pavarur nga Beogradi, atëherë ne do të kërkojmë pavarësi nga Prishtina”, Gecaj theksoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të themelohet në kuadër të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Nuk flitet këtu për kurrfarë shkëmbimi”, u shpreh Gecaj.

Lidhur me deklaratat nxitëse të Serbisë, dje kanë reaguar edhe kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, ku ftuan Serbinë që të heq dorë nga praktikat e tilla të cilat nuk i shërbejnë në asnjë formë procesit të pajtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori