LAJMI I FUNDIT:

Qeveria britanike në aksion për shpëtimin e bankave

Qeveria britanike në aksion për shpëtimin e bankave

Qeveria britanike sot duhet ta fillojë aksionin më të madh për shpëtimin e bankave, kur katër bankat më të mëdha komerciale - "HBOS", "Royal Bank of Scotland", "Lloyds TSB and Barklays" - edhe zyrtarisht do të kërkojnë ndihmë me vlerë prej 35 miliardë paundëve.

Pas këtij hapi deri tani të pavërejtur, Qeveria britanike do të bëhet aksioneri më i madh në së paku dy banka – "HBOS" dhe "Royal Bank of Scotland", botoi Sunday Times.

Gazeta shkruan se "Royal Bank of Scotland", vlera e tregut e së cilës ra nën 12 miliardë paundë, ka kërkuar nga Qeveria 15 miliardë paundë para të gatshme.

"HBOS", kreditori më i madh hipotekar britanik, ka kërkuar 10 miliardë paundë, "Lloyds TSB", e cila është në procesin e blerjes së "HBOS"-së për ta shpëtuar nga falimentimi, i nevojiten 7 miliardë, ndërsa "Barklays" ka kërkuar 3 miliardë paundë.


Ministri britanik i Financave Alister Darling, tha se Qeveria do të publikojë më shumë detaje për planin për shpëtimin e bankave britanike, me vlerë prej 400 miliardë paundëve, në fillim të javës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori