LAJMI I FUNDIT:

Qeveria britanike merr hapa tjerë kundër Putinit, zotohet të sekuestroj çdo fluturake ruse që shkelë hapësirën e tyre ajrore

Qeveria britanike merr hapa tjerë kundër Putinit, zotohet të sekuestroj çdo fluturake ruse që shkelë hapësirën e tyre ajrore

Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps, ka njoftuar se do të konsiderohet “vepër penale” nëse çfarëdo aeroplani rus hyn në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar.

Madje ai theksoi se qeveria britanike do të sekuestrojë fluturaket e këtij vendi, nëse shkelin hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Telegrafi.

Shapps është zotuar të “ngufat” aftësitë e Putinit për të vazhduar të bëjë një jetë normale – derisa mijëra njerëz të pafajshëm po vdesin.


Në një letër dërguar të gjitha aeroporteve në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet se rregulli i ri duhet të aplikohet ndaj të gjitha fluturakeve të regjistruara në Rusi, apo që janë në pronësi të personave që janë në listën e personave të sanksionuar. /Telegrafi/