LAJMI I FUNDIT:

Qeveria bën devijime në autostradën për në Shkup (Video)

Qeveria bën devijime në autostradën për në Shkup (Video)

Devijime të shumta ka bërë Qeveria e Kosovës nga plani primar për autostradën Prishtinë-Shkup, për të kaluar nëpër toka të pandërtuara, ku shpronësimi ka vlerë shumë më të ulët.

Punët që po bëhen së fundmi në lidhjen e autostradës së kombit me atë të Shkupit janë në kundërshtim me Planin Zhvillimor Urban të Prishtinës dhe mënyrës se si këtë lidhje e mendon ky plan.

Në Komunën e Prishtinës thonë se për këtë mësuan vetëm nga punët që po bëhen në terren dhe se është e pakuptimtë që niveli qendror të veprojë krye më vete, ngase në këtë mënyrë Prishtina është e obliguar të revidojë planin urban të cilin e ka miratuar edhe Ministria e Mjedisit.


Arben Çitaku, sekretar në Ministrinë e Mjedisit, ka thënë se Komuna është dashur ta përshtatë planin e saj me Planin hapësinor të Kosovës, derisa Lahudin Myrtaj nga Ministria e Infrastrukturës ka thënë se kjo është rrugë e nivelit nacional dhe nuk ka pse të pyetet komuna. Sipas tij, babai nuk e pyet fëmijët për veprimet që bën.

Nivelin qendror e demanton edhe LDK-ja. Behgjet Musliu, i cili udhëhiqte Urbanizmin në kohën e Isa Mustafës, ka thënë se ministritë kanë bërë vazhdimisht devijime dhe se ato e kanë ditur lidhjen që e parashihte Plani zhvillimor urban.

Me këto devijime Prishtinës i shkatërrohet plani për Unazën e jashtme dhe të brendshme të qytetit dhe tani duhet riplanifikim i tyre. /Koha/

MONDA AUTOSTRADA 04 12 from Krenar Thaçi on Vimeo.