LAJMI I FUNDIT:

Qeveria, 40 % buxhet më shumë për bujqësinë

Qeveria, 40 % buxhet më shumë për bujqësinë

Për këto synime qeveria për vitin 2009 ka ndarë 1.8 milion € për rehabilitimin e sistemeve të ujitjes, 2.7 milion € janë ndarë subvencione për ferma bujqësore, 660,000 € janë ndarë për konsolidimin e tokave bujqësore, dhe do të mbështeten edhe një varg projektesh tjera, theksoi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Seminarin Kombëtar për Politikat Bujqësore 2009-2013.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka rritur për 40% buxhetin për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes të cilit synohet rritja e të ardhurave në ferma, përmirësimi i aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve agro-përpunuese, zëvendësimi i importit me produkte vendore, rritja e eksportit, mbrojtja e shëndetit publik, ripyllëzimi i sipërfaqeve pyjore dhe përmirësimi i jetës në zonat rurale.