LAJMI I FUNDIT:

Qeni gjen 25.000 euro

Qeni gjen 25.000 euro

Një qen i stërvitur, ka zbuluar vendin ku janë fshehur 25.000 euro, në qytetin Kemi, në veri të Finlandës – gjatë një kontrolli policor.

Pa ndihmën e qenit, paratë nuk do të zbuloheshin, ka bërë të ditur policia finlandeze.

“Policia i ka stërvitur dy qen për të zbuluar paratë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Miko Uimonen, dhe ka shtuar se këto para i janë kthyer pronarit të tyre legjitim. /Telegrafi/