Uruguai

Kombëtarja e Uruguait momentalisht gjendet në pozitën e 14-të në ranglistën botërore të FIFA-s. Uruguai është dy herë fitues i Kupës së Botës, ndërsa kjo është hera e 14-të që merr pjesë në një kampionat botëror.

  • Lajmet e Fundit
  • Profili
  • Lojtarët

Renditja në FIFA: Vendi i 14

Historia në Kupën e Botës

Paraqitja e parë në Kupën e Botës: 1930

Paraqitja e fundit në Kupën e Botës: 2018

Arritja më e madhe në Kupën e Botës: Kampion të Botës në vitet 1930 dhe 1950

Gjysmëfinale: 5 paraqitje

Finale: 2 paraqitje

Tituj të Botës: 2 herë kampion (1930, 1950)

Trajner: Diego Alonso

Alonso filloi të punojë si trajner në vitin 2011, duke drejtuar klube në vende si Uruguai, Paraguai, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai kishte sukses të madhe me Pachucan në vitin 2016. Në dhjetor 2021, ai u emërua në kombëtaren uruguaiane, duke zëvendësuar Oscar Ëashington Tabarez.

Ai bëri mrekullinë duke marr katër fitore radhazi dhe duke e futur Uruguain në mesin më të mirave në Katar.

Ylli i kombëtares: Fede Valverde

Edhe pse Uruguai ka emra të mëdhenj si Luis Suarez dhe Edinson Cavani, disa nga lojtarët e rinjë janë në formë të lartë.

Pikërisht njëri ndër ta është Fede Valverde që po luan si statues te Real Madridi.

Ai pritet t’i prijë mesfushës uruguaiane me emra si Rodrigo Bentancur dhe Lucas Torreira.