LAJMI I FUNDIT:

Pyetet për letrën e Thaçit, Hoti: Ajo është çështje e jona në relacion me Presidentin

Pyetet për letrën e Thaçit, Hoti: Ajo është çështje e jona në relacion me Presidentin

Pas takimeve që pati gjatë të martës, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kanidati i partisë së tij për kryeministër, Avdullah Hoti, ky i fundit foli para medieve edhe për letrën e presidentit, Hashim Thaçi dërguar LDK-së.

Hoti, i pyetur në lidhje me publikim e kësaj letre, tha se ajo është çështje e tyre me presidentin dhe se sapo të jenë gati do të dërgojnë shkresën për formimin e qeverisë.

“Ajo është çështje e jona në relacion me presidentin, sapo të jemi gati ne do t’i dërgojmë shkresën tonë si koalicion qeverisës te presidentin për t’ia dëshmu që ne i kemi votat për qeveri të re”, tha Hoti.


Hoti po ashtu ka bërë të ditur se janë në përfundim të marrëveshjes së koalicionit dhe janë pajtuar me partitë politike, përfshirë edhe Aleancën Kosova e Re, të drejtuar nga Behgjet Pacolli.

Hoti: Nesër dalim me përbërjen e qeverisë së re, edhe AKR-ja pjesë e saj
Lexo po ashtu Hoti: Nesër dalim me përbërjen e qeverisë së re, edhe AKR-ja pjesë e saj

Kurse, pjesëmarrja e Listës Serbe në këtë koalicion tha se do të jetë në përputhje me fuqinë politike që ka kjo parti dhe Kushtetutën e vendit.

“Pjesëmarrja e Listës Serbe do të jetë në përputhje me fuqinë politike që ka ajo, dhe në përputhje me Kushtetutën”, tha Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori