Kandidati i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministët të qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka folur pas takimeve që ka pasur bashkë me kryetarin e partisë, Isa Mustafën me disa prej liderëve të partive me të cilat kanë diskutuar rreth koalicionit, për të cilën ka thënë se do të zyrtarizohet nesër.
Hoti para medieve tha se tashmë janë në përfundim të bisedimeve për koalicion dhe janë dakorduar me shumicën e partive politike.
“Unë besoj që shumë shpejt do t’i përmbyllim të gjitha marrëveshjet dhe shpejt do të dalim para Kuvendit të Kosovës, për të formuar qeverinë e re, e them me kënaqësi që bisedat janë përmbyllë në masë të madhe, sepse dakordimi ka qenë më herët në mes të gjitha partive politike të do të marrin pjesë në koalicion. Besoj që janë marrëveshje që marrin parasysh peshën që ka secili prej partnerëve të koalicionit”, tha Hoti.
Ai tha po ashtu se edhe Aleanca Kosova e Re, do të jetë pjesë e këtij koalicioni qeverisës.
“Edhe AKR-ja do të jetë pjesë e kësaj Qeverie. Jemi të vetëdijshëm që do ta marrim qeverisjen në një situatë bukur të vështirë, me pandemi me nevovë që shpejt të intervenojë në ekonomi edhe të kthejmë miqësitë që janë lëndu gjatë këtyre javëve dhe muajve të fundit, jemi të vetëdijshëm, por jemi përgatitur me një ekip shumë të mirë dhe jam shumë i kënaqur me ekipën që është duke u formësu për këtë dhe besoj që shumë shpejt, nesër t’i përmbyllim të gjitha çështjet dhe të dalim para jush dhe qytetarëve të Kosovës, me përbërjen e qeverisë së re”, u shpreh Hoti para medieve. /Telergafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe