Sa më gjatë që ushtria e Ukrainës t’i zmbraps pushtuesit rusë, aq më shumë përfiton nga avantazhet e armatimit dhe stërvitjes perëndimore – pikërisht transformimin që Presidenti Vladimir Putin donte të parandalonte duke e sulmuar.
Lista e armëve që shkojnë në Ukrainë është e gjatë dhe po rritet. Ajo përfshin dronë të rinj amerikanë që përdoren në fushë-betejë dhe artilerinë më moderne amerikane dhe kanadeze, armë antitank nga Norvegjia, automjete të blinduara e raketa kundër anijeve nga Britania si dhe raketa kundërajrore Stinger nga SHBA-të, Danimarka dhe vende të tjera.
Nëse Ukraina mund të bllokojë ushtrinë ruse, arsenali i saj i akumuluar i armëve perëndimore mund të ketë një efekt transformues në një vend që, si ish-republikat e tjera sovjetike, është mbështetur kryesisht në armë dhe pajisje nga periudha sovjetike.
Por mbajtja e kësaj ndihme ushtarake nuk do të jetë e lehtë.
Ajo është e kushtueshme dhe për disa vende furnizuese, politikisht e rrezikshme. Gjithashtu armët po tërhiqen nga rezervat e Perëndimit që në një moment do të duhet të rimbushen. Kjo është arsyeja pse Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin thirri një takim të martën në bazën ajrore Ramstein të Gjermanisë për të gjetur mënyra për të vazhduar furnizimin me armë për një periudhë të gjatë kohore. Në takim morën pjesë ministrat e mbrojtjes dhe krerët e lartë ushtarakë nga rreth 40 vende, raporton zerimamerikes.
Qëllimi, tha sekretari Austin, nuk është vetëm të mbështetet mbrojtja e Ukrainës, por për ta ndihmuar atë që të dominojë kundër një force më të madhe pushtuese. Duke folur të martën në hapje të takimit, ai tha se aleatët e Ukrainës do të “vazhdojnë të bëjnë të pamundurën” për të përmbushur kërkesat afatshkurtra mbi sigurinë të Ukrainës.
“Ne besojmë se ata mund të fitojnë nëse kanë pajisjet e duhura, mbështetjen e duhur,” tha zoti Austin të hënën në Poloni pas kthimit nga një vizitë në Kiev me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken që përfshinte diskutimin e nevojave ushtarake të Ukrainës. Ai tha gjithashtu se qëllimi është “të shihet Rusia e dobësuar në atë masë sa të mos mund të bëjë gjërat që ka bërë në sulmin ndaj Ukrainës”.
Pavarësisht dështimeve të saj të hershme, ushtria ruse ka ende disa avantazhe që do të vihen në provë në rajonin lindor të Donbasit, ku ata po grumbullojnë më shumë trupa luftarake dhe artileri edhe pse SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s po përpiqen të çojnë artileri dhe armatime të tjera të rënda në atë zonë, në kohë për të bërë një ndryshim.
Me rezultatin e luftës tashmë në dyshim pas dy muajsh luftimesh, Pentagoni po siguron 90 nga raketahedhëset më moderne të Ushtrisë Amerikane, së bashku me 183,000 fishekë artilerie – dhe armatime të tjera të sofistikuara që mund t’u japin ukrainasve një avantazh të rëndësishëm në betejat e ardhshme. SHBA-të gjithashtu po organizon më shumë trajnime për ukrainasit për armatimin kryesor, duke përfshirë për të paktën dy lloje avionësh të armatosur me dron.
Të hënën, sekretarët Austin dhe Blinken njoftuan 713 milionë dollarë financime të huaja ushtarake për Ukrainën dhe 15 vende aleate dhe partnere në Evropë; rreth 322 milionë dollarë janë caktuar për Kievin, pjesërisht për të ndihmuar Ukrainën të kalojë drejt armëve më të avancuara dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore. Pjesa e mbetur do të ndahet midis anëtarëve të NATO-s dhe vendeve të tjera që i kanë ofruar Ukrainës furnizime kritike ushtarake që nga fillimi i luftës me Rusinë, thanë zyrtarët.
Një financim i tillë është i ndryshëm nga ndihma e mëparshme ushtarake e SHBA-së për Ukrainën. Nuk është një dhurim i armëve dhe pajisjeve nga stoqet e Pentagonit, por para të gatshme që vendet mund të përdorin për të blerë furnizime që mund t’u nevojiten.
Ukrainasit thonë se kanë nevojë edhe më shumë, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë, avionë luftarakë, tanke dhe sisteme raketash me shumë lëshime.
“Do të jetë e vërtetë të thuhet se Shtetet e Bashkuara tani udhëheqin përpjekjet për të siguruar këtë tranzicion të Ukrainës me armë të stilit perëndimor, në organizimin e trajnimit për ushtarët ukrainas,” tha Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, duke shtuar, “dhe më vjen keq që nuk ka ndodhur një apo dy muaj më parë që nga fillimi i luftës”.
Philip Breedlove, një gjeneral amerikan në pension që udhëhoqi NATO-n në Evropë nga 2013 deri në 2016, thotë se përmbledhja e asaj që Putini dëshironte në Ukrainë dhe gjetkë në periferitë ruse është: “të largoheshin armët, të zbrapsej NATO-ja dhe të mos kishte ndikim Amerika”.
“Ajo që ka ndodhur është e kundërta. Aty po çohen më shumë armë, ai po e çon avancon më shumë NATO-n dhe po sheh më shumë ndikimin e Amerikës në Evropë,” tha gjenerali Breedlove në një intervistë.
Kompleksiteti i mbajtjes së ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën, edhe pse trupat e saj janë plotësisht të pushtuara nga një luftë brutale, janë një kujtesë e asaj që është në rrezik. Putin tha përpara se të fillonte sulmin se Moska nuk mund të toleronte atë që ai e shihte si një përpjekje perëndimore për ta bërë Ukrainën një anëtare de facto të NATO-s. Ai argumentoi se interesi i Ukrainës për tu bërë pjesë e perëndimit dhe për të mbetur jashtë orbitës së Rusisë ishte për shkak të “forcave të jashtme” si presioni i SHBA-së.
Putini ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në aleancën e NATO-s dhe përtej kësaj ai ka këmbëngulur të kthejë kohën pas në vitin 1997, përpara se NATO-ja të fillonte të shtonte në radhët e saj vendet ish-sovjetike dhe aleate sovjetike.
Ka pak gjasa për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por lufta e Rusisë në fakt e ka afruar NATO-n me Ukrainën. Rezultati ka qenë një nxitje për perspektivat e Ukrainës për ngritjen e një mbrojtjeje të suksesshme, madje edhe në rajonin lindor të Donbasit, ku rusët kanë disa avantazhe dhe ku separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar që nga viti 2014.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pentagoni do të dërgojë deri në 1500 trupa aktive për të ndihmuar në sigurimin e kufirit SHBA-Meksikë
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar