LAJMI I FUNDIT:

Putini hodhi stilolapsin, Lukashenko shihet i tronditur – pasi kryeministri armen refuzoi të nënshkruajë një dokument të aleancës ushtarake

Putini hodhi stilolapsin, Lukashenko shihet i tronditur – pasi kryeministri armen refuzoi të nënshkruajë një dokument të aleancës ushtarake

Presidenti rus Vladimir Putin u takua të mërkurën me kryeministrin armen Nikol Pashinyan në margjinat e samitit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në Jerevan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, takimi mes dy liderëve erdhi pasi Pashinyan refuzoi të nënshkruante një draft-deklaratë të samitit të CSTO.

Gjatë takimit të tij me Putinin, Pashinyan tha se në një seancë të Këshillit të Sigurisë Kolektive të CSTO janë marrë shumë vendime, por nuk kanë mundur të bien dakord për disa çështje.


Siç vënë në pah mediat, më herët gjatë ditës, Pashinyan u tha krerëve të vendeve anëtare të CSTO se ai nuk do të nënshkruante një projekt-deklaratë nga grupi.

Ai tha se kjo ishte për shkak të mungesës në deklaratën e një vlerësimi politik të “agresionit” të Azerbajxhanit kundër integritetit territorial të Armenisë.

Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) është një aleancë ushtarake ndërqeveritare në Euroazi e përbërë nga gjashtë shtete post-sovjetike: Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Rusia dhe Taxhikistani.

Ndërkohë në mediat sociale po qarkullon një video në të cilën thuhet se shihet Nikol Pashinyan i cili refuzoi të nënshkruajë një deklaratë pas samitit të CSTO.

Në fakt, vlerësohet më tej, kjo do të thotë se CSTO është “shembur” plotësisht.

Dhe siç theksohet më tej, pas veprimit të tij, Putini hodhi stilolapsin, ndërsa Alexander Lukashenko i Bjellorusisë shihet i tronditur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kalo në kategori