LAJMI I FUNDIT:

Putini dhe Vuçiqi bisedojnë për Kosovën

Putini dhe Vuçiqi bisedojnë për Kosovën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë që Rusia do ta mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se është e qartë që asnjë vendim nuk do të mund të sillet pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është thënë në një komunikatë nga Presidenca e Serbisë.

Siç thuhet në komunikatë, Putini ka thënë që për Kosovën “do të bisedojë sy më sy me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në javën e ardhshme në Moskë”.

Vuçiqi do të jetë i pranishëm në Paradën e Fitores në Moskë, më 24 qershor, me të cilën do të shënohet 75-vjetori i fitores mbi fashizmin, ndërkaq që nga kabineti i presidentit Vuçiq është thënë që ai e ka falënderuar Putinin “për mbështetjen aktive të Rusisë për interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, mbi parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë”.


Vuçiq, siç raporton REL, citohet t’i ketë thënë Putinit që është nder i madh për të që të marrë pjesë në Paradën e fitores “sepse krenohet me faktin që populli serb dhe ai rus, në Luftën e Dytë Botërore kanë qenë në anën e njëjtë liridashëse”.

“Prandaj, nuk ka detyrë më të rëndësishme se sa ruajtja e kujtimit për historinë e lavdishme dhe të vërtetës për luftën, e cila sjellë lirinë dhe paqen”, ka thënë Vuçiq, thuhet në komunikatë.

“Presidenti Putin ka konfirmuar që sërish do të vizitojë Serbinë, për të qenë i pranishëm në ceremoninë qendrore shtetërorë për shenjtërimin e tempullit të Shën Savës dhe ka theksuar që Rusia do t’i ndihmojë interesat e Serbisë dhe do t’i mbrojë interesat e Kishës Ortodokse Serbe”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Serbisë.

Vuçiq, siç është thënë, ka theksuar që Rusia “kontribuoi jashtëzakonisht shumë për përfundimin e tempullit më të madh ortodoks në Serbi, duke e bërë atë si një nga simbolet e afërsisë së dy shteteve dhe dy popujve”.

Gjithashtu, temë e bisedimit ndërmjet Vuçiqit dhe ati Putinit ka qenë edhe vizita e ardhshme e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, në Beograd, e cila është planifikuar për ditën e enjte, më 18 qershor, tre ditë para zgjedhjeve në Serbi.

“Fakti që për vizitën e parë jashtë shtetit, pas pushimit të detyruar të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, e ka zgjedhur vendin tonë, për ne është edhe një konfirmim i marrëdhënieve më të afërta dhe miqësore, si dhe të partneritetit të jashtëzakonshëm strategjik”, ka thënë Vuçiq.

Në fund të komunikatës, është theksuar që edhe Putin “ka shprehur besimin për fitoren e listës, të cilës, në zgjedhjet e ardhshme, i prin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Lajme
Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga

Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga "sfida" në TikTok

Sociale
Aksioni antidrogë, arrestohen katër persona - sekuestrohen 35 kilogramë marihuanë dhe mbi një kilogram kokainë

Aksioni antidrogë, arrestohen katër persona - sekuestrohen 35 kilogramë marihuanë dhe mbi një kilogram kokainë

Kronika e Zezë
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo Yahya Sinwar

Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo Yahya Sinwar

Lajme
Detaje nga bastisja në Ministrinë e Infrastrukturës, ku u arrestua Izedin Bytyqi: I konfiskohet një revole, telefona, laptopë e dokumente

Detaje nga bastisja në Ministrinë e Infrastrukturës, ku u arrestua Izedin Bytyqi: I konfiskohet një revole, telefona, laptopë e dokumente

Lajme
Ish-gruaja kërkon t’ia marrë Ilir Metës 10 për qind nga fondi që Partia e Lirisë përfiton nga buxheti i shtetit

Ish-gruaja kërkon t’ia marrë Ilir Metës 10 për qind nga fondi që Partia e Lirisë përfiton nga buxheti i shtetit

Lajme
Kalo në kategori