LAJMI I FUNDIT:

Putin: Rusia pranon çdo zgjidhje të pranueshme midis Kosovës dhe Serbisë

Putin: Rusia pranon çdo zgjidhje të pranueshme midis Kosovës dhe Serbisë

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Moska do të mbështesë çdo zgjidhje të pranueshme për Kosovën, që do të arrihet midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Sa i përket Kosovës, nisemi nga ajo se situata duhet të zgjidhet përmes marrëveshjes politike, përmes dialogut në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, tha Putin, pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Kremlin.

Sipas agjencisë serbe “Beta”, Putin ka thënë  se Moska do të mbështeste “çdo zgjidhje të pranueshme midis Beogradit dhe Prishtinës”, përcjell Telegrafi.


Putin tha se ai dhe Vuçiq diskutuan mbi gjendjen aktuale në Ballkan.

“Rusia është e interesuar të stabilizojë situatën në Ballkan, për zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella me interes reciprok me të gjitha vendet e Ballkanit”, tha Putin, duke shtuar se Rusia është e gatshme të vazhdojë t’i ofrojë Serbisë mbështetje në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Vuçiq, duke folur në rusisht, falënderoi Putinin për të mbështetur integritetin territorial të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori