LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e sektorit privat s’guxojnë të protestojnë

Punëtorët e sektorit privat s’guxojnë të protestojnë

Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë të Kosovës, thotë se gjendja në sektorin privat është e rëndë, ndërkohë qeveritarët shpesh japin deklarata që do t’i kishte lakmi edhe Gjermania.

Ata në një komunikatë për media thonë se derisa në shumë vende të botës protestohet por edhe numërohen rezultatet në përmirësimin e gjendjes së kushteve të punëtorëve, në Kosovë nuk do të ndodhë as njëra, e as tjetra.

“E para nga frika e punëdhënësve se nëse punëtorët e kompanive private protestojnë, të nesërmen ndodh largimi i tyre nga puna, kurse e dyta do të kishim pasur dëshirë që bile sadopak të kishim numëruar ndonjë rezultat, sindikata jonë ato nuk po i sheh, derisa qeveritarët po, ata po numërojnë rezultate, bile bile shpesh dalin me deklaratë që do iu kishte lakmi edhe Gjermania. Në këtë periudhë një vjeçare, ne si shoqatë zbuluam shumë çka: kishte raste ku pak kompani respektonin kodin e punës, po kishte edhe raste kur punëtorët trajtoheshin dhe sot trajtohen si skllevër”, thuhet në një komunikatë.


Gjendja e punëtorëve në sektorin privat vetëm sapo degradohet, pronarët me punëtorët e tyre sillën jashtëligjshëm edhe atëherë kur këta janë jashtë orarit të punës.

“Nga 350 mijë të punësuar në Kosovë, afër 200 mijë kryejnë obligime në trustin pensionaledhe atë kohë pas kohe, kjo tregon se 150 mijë të punësuar në sektorin privat janë jashtë sistemit apo më mirë të themi pa të drejtën e tyre elementare për të nesërmen. Kjo gjendje është shumë alarmantedhe nëçdo moment situate mund të del nga kontrolli, për të mos ardhur deri tek kjo duhet që akterët kryesor të vetëdijesohen dhe të mos e lejojnë që situata të eskaloj dhe ndoshta dikush për qëllime te veta t’i manipuloj këta punëtorëqë me të drejtëkërkojnë zbatimin e atyre ligjeve që Parlamenti i Kosovës i ka aprovuar”, thuhet në komunikatë. /Kosovapress/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Carvago by Gjirafa
Kalo në kategori