Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe Shoqata Sindikale “Postieri”, kanë shprehur shqetësimin e thellë për diskriminimin që po i bëhet Postës nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).
Këto dy sindikata kanë sqaruar se pas gati dy vite bisedimesh dhe negociatash mes Postës dhe kësaj Ministrie, ku kanë qenë të përfshirë edhe përfaqësues të Sindikatës, është arritur pajtimi që skema sociale (ndihmat sociale) të shpërndahen përmes Zyrave Postare.
“Pas adresimit të të gjitha çështjeve teknike dhe ligjore, këto bisedime kanë përfunduar me draftet finale të Marrëveshjes dhe Posta është ftuar që në një ceremoni, më 28 maj, në ora 14:00, të nënshkruajë Marrëveshjen me MPMS-në. Mirëpo, vetëm një orë para nënshkrimit MPMS pa kurrfarë sqarimi ka anuluar takimin për përmbyllje formale të Marrëveshjes. Megjithëse menaxhmenti i Postës por edhe Sindikata kanë kërkuar, edhe publikisht, që të nënshkruhet marrëveshja e përfunduar, MPMS ka injoruar thirrjet tona. Për më tepër, duke e lënë këtë proces të hapur, kjo Ministri ka shpallur tender me kritere diskrimi nuese – favorizuese duke ju mundësuar të konkurrojnë vetëm bankat, dhe duke rrezikuar mirëqenien e 1000 familjeve tona, duke e penguar hapjen e reja te vendeve të punës me këtë vendim dhe duke krijuar raste sociale me këtë aktivitetit të prokurimit”, thuhet në një komunikatë të dy sindikatave të Postës.
Ata kanë paralajmëruar se nuk do të tolerojnë veprimet e paligjshme, sepse ztratët e MPMS po ndryshojnë deklaratat nga veprimet.
“Deklaroni për mirëqenie sociale, veproni kundër mirëqenies sociale te punëtoreve te Republikës se Kosovës, deklaroni hapje te vendeve te punës në mërgim, veproni për mbyllje të vendeve të punës në ndërmarrjen tonë Posta e Kosovës. Kërkojmë që sa më shpejt, urgjentisht, të ftoni Postën e Kosovës për të vënë nënshkrimet në marrëveshjen finale që e kemi hartuar bashkërisht me juve. Ju mund t’ju jepni bankave çfarë të doni por jo edhe shërbimet për të cilat jemi marrë vesh së b ashku që t’i jepen Postës. Ju e dini që marrëveshja me Postën ua kursen 40 mijë euro në krahasim me kontratën që keni me banka. Si mund të thirreni në kursime të buxhetit kur ju në fakt duke favorizuar bankat e duke diskriminuar ndërmarrjen publike jeni duke e dëmtuar buxhetin e Qeverisë së Kosovës, ju e dini qe shpërndarja e skemës sociale përmes Postës së Kosovës është interes i trefishtë, interes i juaji për shkak se jemi ndërmarrje publike dhe kursim i buxhetit, interes ynë për shkak se do të këtë punë për punëtorët tanë, dhe interes i përfituesve të skemës sociale pasi që operojnë 157 Zyra Postare që përfituesit nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë, të maltretohen duke pritur në rend për të tërhequr ndihmat sociale”, thuhet në komunikatë.
Sindikatat e punëtorëve të Postës po ashtu kanë njoftuar se brenda pak ditësh do të ndërmarrim aktivitete sindikale dhe ligjore deri në korrigjimin e padrejtësisë q ë i është bërë Postës së Kosovës.
Ata po ashtu kanë ftuar organet kompetente që të merren me hetim të plotë të këtij vendimi diskriminues, jo ligjor, arbitrar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp