LAJMI I FUNDIT:

Punëtorë të lumtur, atëherë trajnoni ata

Punëtorë të lumtur, atëherë trajnoni ata

Harrojini truket për të rritur produktivitetin.

Hulumtimi Grace McCharthy nga Universiteti i Wollongongim, i publikuar në World Economic Forum, tregon se menaxherët duhet të bëhen trajnerë për të përfituar më së miri nga punëtorët e tyre.

Trajnimi kupton shumë gjëra, që nga të dëgjuarit mirë të personelit, tek ndihma që mund t’i ofrohet atyre për të vendosur objektivat ose për të kuptuar objektivat e kompanisë. Kur punëtorët kuptojnë qëllimet e biznesit, ata mund të marrin vendimet e tyre dhe mund të mos presin për dikë që t’i thotë se çfarë duhet të bëjnë.


Kur punëtorëve u dëgjohet fjala, ata ndjehen të vlerësuar dhe të fuqishëm, ata kanë vetëbesim të madh dhe ambicie për të arritur objektivat që vetë i cilësojnë si të nevojshme, shkruan Telegrafi.

Kur ju trajnoni njerëz në vend që t’i komandoni ata, ju thjesht fitoni zemrat dhe mendjet e tyre, në këtë mënyrë ndërtohen ndershmëria, besimi dhe vetëbesimi.

Studimi ka treguar se trajnimi i punëtorëve sjell produktivitet, përfshirje të madhe dhe shërbim më cilësor ndaj klientit. Një menaxher ka treguar se trajnimet kanë rezultuar aq të suksesshme sa kanë rritur prodhimin nga 35 për qind të qëllimit të vendosur në 100 për qind brenda 12 muajve. Një organizatë ka përmirësuar shërbimin ndaj klientëve me 450 për qind brenda pesë muajsh nga trajnimi i menaxherëve.

Trajnimet gjithashtu kanë transformuar menaxherët e pamotivuar në punëtorë të shkëlqyer. Për shembull, një punëtor i cili u përshkrua si ‘me vetëbesim shumë të ulët’ krijoi besim të mjaftueshëm për të aplikuar për një promovim dhe u bë një menaxher shumë efektiv. Trajnimi kishte ndihmuar punëtorin të identifikonte zgjidhjet, duke ofruar këshilla dhe ekspertizë kur ishte e nevojshme.

Trajnimi në praktikë

Trajnimi është bashkëbisedimi mes dy ose më shumë njerëzve për të gjetur zgjidhje në mënyrë që të ecet përpara. Pjesëmarrësit reflektojnë mbi situatën pararendëse, pajtohen për qëllimet dhe identifikojnë opsionet dhe veprimet për të ecur drejt realizimit të synimeve.

Në praktikë ka katër gjëra që menaxherët duhet të bëjnë gjatë trajnimit.

E para, të dëgjojnë në mënyrë të pafajshme punonjësit e tyre, t’i lejojnë ata të mendojnë me zë të lartë duke dhënë mendimet e idetë e tyre.

E dyta, bëj pyetje dhe ndihmo punëtorët të zhvillojnë mendimet e tyre. Nëse ai identifikon një problem, menaxheri mund ta pyesë se çfarë zgjidhje ai propozon.

E treta, punoni me personelin që të vendosë synime. Krijo një dialog energjik për ta bërë këtë gjë të natyrshme, jo thjesht një detyrë rutinë që duhet kryer.

E katërta, jep feedback [mendime] konstruktiv për të ndihmuar punëtorët për të ndërvepruar me qëllimet dhe synimet e kompanisë dhe më e rëndësishmja të rriten profesionalisht.

Pjesa më e madhe e 580 menaxherëve të përgjithshëm dhe punonjësve të burimeve njerëzore që morën pjesë në këtë studim, trajnonin punëtorët e tyre të paktën një herë në javë.

Organizatat në këtë studim aplikuan seanca tremujore të trajnimit për të vendosur synimet e punëtorëve, seanca një mujore për të shqyrtuar progresin dhe seanca javore me punëtorët të rinj ose ata në role të reja. Trajnimet joformale ndodhin sa herë që lindin mundësi, për shembull, kur diskutohet një incident që menaxheri ka vërejtur dhe kur lind nevoja për të identifikuar qasje alternative. Punëtori mund të marrë në dorë situatën duke zgjedhur atë alternativë që e sheh si të mundshme për ta zbatuar.

Sigurisht, për të zbatuar trajnimin e menaxherëve është më e lehtë ta thuash se sa ta kryesh. Shumë trajnime të tilla nuk adresojnë kompleksitetin e menaxherit si trajner.

Për shembull, çfarë duhet të bëjë një menaxher nëse një punëtor u thotë diçka në mirëbesim që normalisht nuk duhet të thoshte? Mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë situatë është të jesh i ndershëm dhe të jesh i hapur rreth asaj që mund dhe nuk mund të jetë e fshehtë.

Menaxherëve u duket e vështirë të gjejnë kohë për trajnime, ndërkohë që mund të kursejnë kohë në terma afatgjatë pasi punëtorët nuk kanë nevojë për këshillat e tyre kaq shpesh. Kjo i çliron menaxherët që të shpenzojnë më shumë kohë duke menduar në mënyrë strategjike.

Menaxherët në studimin në fjalë shpenzojnë më shumë kohë me punëtorët e rinj ose ata me role të reja se sa me ata që janë rehat në rolet e tyre. Ata gjithashtu rekomanduan zgjedhjen e kohës së duhur për të trajnuar, për shembull, duke mos filluar një seancë në mes të një krize.

Ju ndoshta keni dëgjuar për ‘trajnerët ekzekutivë’. Këta njerëz janë si konsulentë që punojnë me menaxherët se si të përmirësojnë stilin e tyre të udhëheqjes, të veprojnë si një bord për idetë e tyre, ose të menaxhojnë balancën e punës dhe të jetës.

Por ashtu, siç tregon edhe studimi, nuk ka asnjë arsye për t’u kufizuar tek konsulentët e jashtëm, menaxherët duhet të trajnojnë vetë punëtorët e tyre.

Trajnimi sjell shumë të mira tek punëtorët, tek organizata dhe tek vetë menaxherët.

Personeli i cili beson se menaxherët dhe organizatat e tyre kujdesen për ta duke investuar kohën e tyre në trajnimin e tyre natyrisht janë më pozitiv, më të lumtur gjatë punës. Ata janë lojtarë të shkëlqyer në ekip. Aftësitë e tyre përmirësohen dhe nxiten të zhvillohen më tej.

Më e rëndësishmja, kjo kuptohet nga ajo se si trajtohen klientët tuaj. Trajtojeni mirë personelin dhe ata i trajtojnë mirë klientët tuaj. Biznesi juaj pastaj lulëzon.

Nëse menaxherët nuk e dinë se ku duhet të fillojnë, ata duhet të fillojnë duke dëgjuar punëtorët.

Ata mund të befasohen nga sa personeli i cili di dhe sa e çmojnë ata kur i pyesin. Shpërblimi më i madh për një lider është të shohë zhvillimin dhe rritjen e personelit të tij. Trajnimi është një mënyrë praktike për ta arritur këtë. /Telegrafi/