LAJMI I FUNDIT:

Publikohet fotografia e takimit Thaçi-Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë

Publikohet fotografia e takimit Thaçi-Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë

Pas takimit të së hënës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është publikuar edhe fotografia e përbashkët mes tyre. Takimi u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC) të SHBA-së, në rrjetin social Twitter ka publikuar fotografinë, ku ka njoftuar për takimin e djeshëm, transmeton Telegrafi.

“Dje, kreu i NSC-së (Këshilli i Sigurisë Kombëtare) O’Brien dhe Richard Grenell, u takuan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me atë të Kosovës, Hashim Thaçi. Marrëdhëniet Serbi-Kosovë kanë rëndësi të madhe për administratën e Trumpit” thuhet sipër fotografisë së publikuar në Twitter.


Thaçi konfirmon takimin me Vuçiqin, kërkon të raportojë në Kuvend të Kosovës
Lexo po ashtu Thaçi konfirmon takimin me Vuçiqin, kërkon të raportojë në Kuvend të Kosovës

Për takimin e së hënës, presidenti Thaçi ka kërkuar një seancë me ç’rast do të raporton para deputetëve lidhur me takimin e zhvilluar me presidentin serb, Vuçiq./Telegrafi/