LAJMI I FUNDIT:

Publikohet bashkëpunimi i ri i Rita Orës me Diane Warren, Sofia Reyes dhe Reik

Publikohet bashkëpunimi i ri i Rita Orës me Diane Warren, Sofia Reyes dhe Reik
Foto: DianeWarren/YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Rita Ora, nuk po ndalet së sjelli projekte të reja muzikore.

Së fundmi, ajo ka publikuar bashkëpunimin më të ri me një sërë emrash të suksesshëm të muzikës ndërkombëtare.

“Seaside” mban titullin kënga e saj e re, të cilën ajo e sjell në bashkëpunim me Diane Warren, Sofia Reyes, dhe Reik.


Kënga është verore i tillë është edhe klip, në të cilin artistja shqiptare shfaqet me një performancë mjaft provokuese të realizuar buzë detit.

Mediat britanike shkruajnë për mbiemrin e vërtetë të Rita Orës - nga vjen konvertimi i "Sahatçiu" në "Ora"
Lexo po ashtu Mediat britanike shkruajnë për mbiemrin e vërtetë të Rita Orës - nga vjen konvertimi i "Sahatçiu" në "Ora"

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Ritës me Sofia Reyesin, pasi dy vajzat kanë punuar edhe më parë në një këngë të përbashkët të titulluar “R.I.P” në bashkëpunim me artisten tjetër të famshme Anitta.

Rita vazhdon të jetë shumë e angazhuar me projekte të ndryshme muzikore dhe filmike, teksa së fundmi ka bërë të ditur se do të mbajë një koncert në Kullën Eiffel në Paris.

Koncerti do të mbahet më 30 shtator, gjersa këngëtarja nga Kosova ka bërë të ditur se biletat do të dalin në shitje që nga sot. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Kalo në kategori