LAJMI I FUNDIT:

PTK, mbyll me sukses vitin 2008

PTK, mbyll me sukses  vitin 2008

Posta dhe Telekomi i Kosovës ka përfunduar me suksese të mëdha vitin 2008, ndërkohë që ka paralajmëruar avancime të tjera për vitin e ardhshëm. Të hyrat e kompanisë për vitin 2008 ishin në vlerë prej 172.114.000 euro, prej tyre 93.613.000 euro kanë qenë shpenzime, 78.501.000 euro fitim para tatimit për PTK-në, ndërkohë 34.500.000 euro ka qenë obligimi ndaj shtetit të Kosovës. Të gjitha këto menaxhmenti i lartë i PTK-së i ka bërë publike në një konferencë për media.

Me këtë rast, Kryeshefi i Ekzekutivit të PTK-së, Shyqyri Haxha ka bërë një prezantim të punës së kryer në Njësitë e biznesit të kompanisë gjatë vitit dhe ka shpalosur projektet për vitin 2009.

“Operatori publik mobil Vala, është në përfundim të fazës së 5-të me një kapacitet prej 1.2 milionë konsumatorë, ajo ka arritur në 90 % të mbulueshmërisë ndërkohë që aktualisht numëron 850 mijë konsumatorë me parapagim (Prepaid) dhe 36 mijë me kontratë (Postpaid). Duhet theksuar se Vala ka bërë ulej e tarifave prej 0.16 në 0.08 centë”, ka theksuar Haxha.

Gjatë vitit të kaluar, të arritura të rëndësishme janë shënuar edhe në Telefoninë fikse duke filluar nga kalimi në platformën Next Generation Network (NGN), e cila tashmë është kompletuar , në kuadër të NGN është platforma për Asymmetrical Digital Subscriber Line (ADSL) me kapaciteti 50.000 konsumatorë në operim (aktiv) janë 21.000; platforma prepaid e instaluar funksionale; rrjeti me fibër optic rreth 700 km me qasje ndërkombëtare; produket të reja në rrjetin fiks: (voice & data).


Në komunikatë po ashtu thuhet se Posta e Kosovës, Njësi biznesi e PTK-së ka filluar ndërtimin e Qendrës Tranzite Postare (QTP), e cila është në përfundim e sipër. Gjatë viti 2008 ajo ka realizuar trafik postar internacional të avancuar; janë emetuar 43 emisione të pullave postare ndërkohë që janë nënshkruar 80 kontrata me konsumatorë të mëdhenj për shërbime postare.

Ndërkaq planet për vitin e 2009, sipas kryetarit të BoD dhe KE të PTK-së janë të shumta duke filluar nga rritja e mbulueshmërisë si në telefoninë mobile ashtu edhe atë fikse; do të bëhet zgjerimi i rrjetave optike; do të lansohen produkte të reja brezgjerë me kapacitete të mëdha si dhe të krijohet banka – Post Banka.

“Sa i përket Operatori Virtual Bordi i Drejtorëve i PTK-së, ka aprovuar marrëveshjen me Operatorin Virtuel, Dardafon në një nga mbledhjet e tij. Bordi konsideron se në bazë të punës së ekspertëve të PTK-së, kjo marrëveshje është në funksion të rritjes së vlerës së PTK-së dhe krijon të hyra më të mëdha për PTK-në. Gjithashtu, në bazë të licencës së dhënë nga ART, PTK ka qenë e obliguar në realizimin e saj”, ka deklaruar para gazetarëve kryetari i BoD, z. Rexhe Gjonbalaj.

Privatizimi i PTK-së është një tjetër projekt madhor i iniciuar nga Qeveria e Kosovës, i cili do të përkrahet nga PTK, ka deklaruar drejtori Haxha.

“Privatizimi është paraparë nga Qeveria, ajo i ka formuar ekipet që bashkëpunojnë shumë ngushtë me PTK-në, që privatizimi të realizohet me sukses. Ndërkohë ne si menaxhment i PTK-së do të mundohemi të rrisim standardin, të rrisim vlerën e PTK-së që kur të vjen koha e privatizimit të jemi të kënaqur të gjithë”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori