LAJMI I FUNDIT:

PTK konfirmon nënshkrimin e kontratës me Dardafonin

PTK konfirmon nënshkrimin e kontratës me Dardafonin

Drejtori i Postë-Telekomit të Kosovës, Shyqëri Haxha ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës dhe ka deklaruar se ajo do të jetë në të mirë të PTK-së. Por ai nuk ka pranuar të publikojë asnjë pjesë të kontratës, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte kundër marrëveshjes së konfidencialitetit të nënshkruar mes PTK-së dhe kompanisë që ka nënshkruar kontratën.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja Koha Ditore, e cila ka shkruar se menjëherë pas aprovimit të marrëveshjes nga ana e bordit të drejtorëve, menaxherët e PTK-së ishin deklaruar kundër kësaj marrëveshje.

Sipas një vlerësim të menaxherëve të lartë të PTK-së, marrëveshja e cila ja ndan 78 përqind të fitimeve kompanisë Dardafon dhe vetëm 22 përqind PTK-së, është shumë e dëmshme për ndërmarrjen.

Dardafon do të jetë një operatorë virtual, i cili do të operojë me infrastrukturën e Vala, por me prefiks tjetër. Impulset do të blihen nga Vala me çmime më të lira dhe do të shiten në treg me çmime që vendosen nga kompania.


Korrigjimin e marrëveshjes sipas kësaj gazete e ka kërkuar edhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë Civil Ndërkombëtarë, ICO. Zyrtarët e kësaj organizata kanë deklaruar se së pari presin që qeveria e Kosovës të marrë mas korrigjuese për vendimet e bordeve dhe mëpastaj prêt të ndërhyjë në mënyrë direkte si masë e fundit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori