LAJMI I FUNDIT:

PTK-ja rrit të hyrat falë operatorit “Vala”

PTK-ja rrit të hyrat falë operatorit “Vala”

Ndërmarrja publike e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), falë njësisë së saj operuese “Vala” ka rritur të hyrat gjatë vitit 2007 për mbi 28 milionë euro, krahasuar më një vit përpara.

Sipas të përditshmes Koha Ditore të ardhurat nga shërbimi i telefonisë mobile kanë treguar rritje të dukshme, ndërkohë që të ardhurat nga linja fikse, shërbimet postare dhe të internetit, si dhe të ardhurat nga kabinat e telefonit kanë treguar rënie gjatë vitit 2007.

Sipas raportit financiar të PTK-së për vitin 2007, të ardhurat nga shërbimi i telefonisë mobile janë rritur në 149.411.000 euro në vitin 2007 nga 126.525.000 euro sa ishin në vitin 2006.

Të ardhurat nga telefonia fikse kanë rënë në 21.188.000 euro nga 29.418.000 euro sa kanë qenë një vit më parë.


Gati përgjysmë kanë rënë edhe të ardhurat nga kabinat telefonike të cilat në vitin 2007 kanë qenë 2.912.000 euro nga 4.317.000 euro sa kanë qenë një vit më herët.

Të ardhurat postare janë zvogëluar nga 1.865.000 euro sa kanë qenë në vitin 2006 në 1.829.000 euro në vitin 2007.

Shërbimet e internetit janë zvogëluar nga 539.000 euro në 325.000.

Sipas gazetës, në raportin financiar të PTK-së thuhet se edhe shërbimet tjera janë zvogëluar nga 1.488.000 në 798.000.