LAJMI I FUNDIT:

PSG konfirmon lëndimin e Neymarit, tashmë dihet – ai është në dyshim ndaj Realit

PSG konfirmon lëndimin e Neymarit, tashmë dihet – ai është në dyshim ndaj Realit

Paris Saint-Germain me anë të një komunikate ka konfirmuar lëndimin mjaft shqetësues të superyllit të klubit, Neymar.

Klubi parizien me anë të një komunikate në orët e vona të së hënës ka lëshuar një komunikatë ku ka konfirmuar lëndimin e brazilianit.

Neymar para duelit të parë ndaj Realit, Foto: Getty Images

Në këtë komunikim konfirmohet lëndimi i Neymarit, pa u caktuar koha e rikthimit, por natyra e lëndimit të tij sipas mediave ndërkombëtare sigurt e lë atë jashtë sfidës më të rëndësishme të sezonit.


“Ekzaminimet e realizuara gjatë të hënës (ultrazë dhe CT) konfirmuan një ndrydhje eksternale të nyjes së djathtë, po ashtu të ndërlidhur me ekzistencën e një frakture në metatarsalin e pestë (ashti i cili lidhë këmbën me gishtin e vogël)”, shkruan në komunikatën e PSG-së.

(Foto: Getty Images/Twitter)

Edhe pse ishte tekniku Unai Emery ai që shpresoi në një rikthim të Neymarit duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kjo pasi që shërimi i nyjes së ndrydhur dhe frakturës në metatarsalin e pestë merr kohë maksimalisht deri një muaj.

Ky është lajm i madh para duelit kthyes të PSG-së ndaj Real Madridit, ku francezët do të kërkojnë që të shkrijnë disavantazhin prej 3-1 nga ndeshja e parë.

Neymar u lëndua në klasiken franceze ndaj Marseille.

Mungesa e brazilianit shihet si kruciale, por thellësia në kualitet ja mundëson PSG-së që të vazhdojë të kërkojë rikthimin me ish lojtarin e Realit, Angel Di Maria, që pritet të zë vendin e tij në formacionin startues. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori