LAJMI I FUNDIT:

PSG e gatshme ta transferojë Cristiano Ronaldon

PSG e gatshme ta transferojë Cristiano Ronaldon
during the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine.

Fjalët e Cristiano Ronaldos pas finales së Ligës së Kampionëve “Ishte ndjenjë e mirë të ishe pjesë e Real Madridit, në ditët e ardhshme do të flas për të ardhmen time), nuk kanë rënë në vesh të shurdhër në mesin e skuadrave të mëdha të Evropës.

E para raportohet se ka reaguar Paris Saint-Germain, e cila ka kohë që i dëshiron shërbimet e portugezit dhe tashmë raportohet se ka bërë një ofertë në drejtim të madrilenëve.

Kampioni i Ligue 1 ëndrron që n repartin sulmues të ketë Cristianon së bashku me Neymarin dhe Kylian Mbappen.


Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Francezët thuhet se po i ofrojnë një pagë vjetore prej 45 milionë euro, duke e barazuar atë me të Lionel Messit.

Megjithatë, kjo dëshirë e presidentit Naseer Al-Khelaifi ka dy pengesa. E para, Madridi nuk është e interesuar ta shes lojtarin e tyre më të mirë dhe po kërkojnë shërbimet e Neymarit. Gjithashtu edhe klauzola e largimit të CR7 është një miliard euro.

Problemi tjetër për klubin francez mund të jetë edhe Kontrollit Financiar i UEFA-s, e cila kishte penalizuar njëherë në vitin 2014 parisienët.

Ndryshe, Edinson Cavani, Guedes dhe Angel di Maria janë tre prej emrave që tashmë janë duke kërkuar angazhim të ri dhe me këto para do të zbusin sado pak bilancin negativ. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Gjejeni se kush jam unë" - lojtari francez befason të gjithë në tubim me Kombëtaren e Francës

Përfaqësueset
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Premier League
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Kalo në kategori