LAJMI I FUNDIT:

Pse Kina po e teston për coronavirus një qytet me nëntë milionë banorë?

Pse Kina po e teston për coronavirus një qytet me nëntë milionë banorë?

Këtë javë, qyteti lindor kinez, Qingdao do të testojë të nëntë milion banorët për coronavirus.

Të gjithë do të marrin dy teste të acidit nukleik, një test serum për antitrupa dhe ata që janë pozitivë do t’i nënshtrohen shtatë ditëve të monitorimit.

Kjo u konfirmua brenda 24 orëve pasi rajoni konfirmoi 12 raste të reja të COVID-19 – gjashtë me simptoma dhe gjashtë pa të, raporton BBC.


Kina mësoi mësime të rënda gjatë shpërthimit fillestar të virusit në fillim të vitit dhe tani kanë kaluar nëntë muaj që nga vdekja e parë, në qytetin e Wuhanit, transmeton Telegrafi.

Në atë kohë, vendi u kritikua si brenda ashtu edhe jashtë për mos kontrollimin e situatës në qytetin e Wuhanit. Që atëherë ka qenë procedurë standarde për testimin masiv që do të kryhet sapo të identifikohet një rast i vetëm i COVID-19 në mënyrë që të parandalohet një shpërthim.

Qeveria e vendit kishte paralajmëruar më herët se nuk ka kapacitete për të siguruar teste dhe trajtim për të gjithë 1.4 miliardë kinezët.

Kjo është arsyeja pse kryhen teste të shpeshta. Shpresa është që çdo gjurmë e virusit, sado e vogël – edhe nëse është e importit, ose nëse një pacient është asimptomatik – do të çrrënjoset dhe nuk do t’i jepet një shans për t’u përhapur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori