LAJMI I FUNDIT:

Pse Irani shënjestroi Shqipërinë me sulmet kibernetike, përgjigjet Rama

Pse Irani shënjestroi Shqipërinë me sulmet kibernetike, përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama sërish ka folur për sulmet kibernetike të vazhdueshme të Iranit ndaj Shqipërisë.

Sipas Ramës kjo ka ndodhur sepse Shqipëria ka strehuar mijëra refugjatë që nuk pajtohen me regjimin atje.

“Ata strehoheshin në kampin “Liberty” në Irak, ku masakroheshin dhe sulmoheshin çdo dy apo tre javë nga shërbimet iraniane dhe fëmijët dhe gratë vriteshin, kështu që pranuam t’i strehonim ne Shqipëri sepse ne gjithmonë jemi treguar të gatshëm për te mirëpritur njerëz që janë në rrezik, këtë gjë e kemi bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë popullsi çifute pas luftës se përpara saj, i vetmi vend ku asnjë çifut nuk u dorëzua tek nazistët qoftë dhe nga një familje shqiptare,” – tha kryeministri i cili kujtoi se strehimin më pas të gjysmë milion qytetarëve nga Kosova dhe më pas të qytetarëve afganë.


“Me një fjalë e kemi në ADN dhe nuk pendohemi për ç’ka kemi bërë, dhe do ta bënim sërish po të na jepej mundësia  sepse dhe ne kemi pasur nevojë një herë për mikpritje nga të tjerët”, shtoi Rama për emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vjedhje në një banesë në Prishtinë, policia arreston tre të dyshuar

Vjedhje në një banesë në Prishtinë, policia arreston tre të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori