LAJMI I FUNDIT:

Pse finalja Egnatia-Partizani po pritet me interes të madh edhe nga Ballkani

Pse finalja Egnatia-Partizani po pritet me interes të madh edhe nga Ballkani

Ballkani me sytë nga finalja e titullit në Tiranë.

Fituesi i titullit kampion në Shqipëri pritet me mjaft interes edhe nga kampionët e Kosovës, pasi do të vendosë edhe pozicionimin e tyre në vazo, në prag të shortit për turin e parë eliminator të Champions League.

Deri tani janë ndarë të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në turin e parë, në vazon e më të fortave dhe atyre më pak favoriteve, teksa të vetmet që nuk e kanë njohur ende vazon ku do të bëjnë pjesë në short, janë Ballkani dhe skuadra kampione e Shqipërisë.


Nëse titulli kampion në Shqipëri do të fitohet nga Egnatia, atëherë në vazon e parë do të shkojë Ballkani, që pozicionohet më lart në renditjen europiane për klube sesa skuadra nga Rrogozhina.

Por e kundërta ndodh nëse kampion shpallet Partizani, që do të shkojë në vazon e më të fortave, pasi pozicionohet më lart se Ballkani në renditjen e përgjithshme të klubeve dhe do të zbresë në vazon e dytë kampionët e Kosovës.

Pozicionimi në vazon e skuadrave më të forta të jep shansin të kesh kundërshtarë më modestë në turin e parë eliminator të Champions League, ndaj Ballkani i Ilir Dajës do të jetë sy e veshë nga finalja e titullit në Shqipëri mes Egnatias dhe Partizanit, e cila do të startojë të dielën në orën 19:00 dhe do të transmetohet në DigitAlb, nëpërmjet kanalit MCN.

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori