LAJMI I FUNDIT:

PSD vendos flamurin e UÇK-së në oborrin e Presidencës

PSD vendos flamurin e UÇK-së në oborrin e Presidencës

Partia Socialdemokrate ka realizuar sot një aksion në oborrin e Presidencës së Kosovë, ku kanë vendosur flamurin e UÇK-së.

“Institucionet e Kosovës, Presidenca dhe të gjitha tjerat nuk kanë kuptim as nuk shpjegohen pa UÇK-në. Pa UÇK-në këto institucione nuk do të ishin tonat, në fakt do të ishin ose kuislinge ose autonomiste. Të gjithë ne i dimë rrethanat ndërkombëtare dhe momentet që na sollën deri këtu.

Por, Kosova nuk u krijua nga hiqi. Këtu kishte popull, histori e vullnet. Kishte kërkesa e përpjekje autentike që nuk u shuan as në kohërat më të rënda. Presidentja shquhet për tonet pezhorative ndaj njerëzve të rezistencës, rezistencë që mbajti gjallë deri tek UÇK-ja, idenë e lirisë. Kulmi i këtyre përpjekjeve është lufta e UÇK-së. Ta mohosh UÇK-në i bie ta mohosh provën kryesore të lirisë, sakrificën dhe vullnetin e brendshëm”, thuhet në njoftim.


Osmani reagon pas kritikave se nuk përmendi UÇK-në në përvjetorin e Betejes së Koshares
Lexo po ashtu Osmani reagon pas kritikave se nuk përmendi UÇK-në në përvjetorin e Betejes së Koshares

PSD ka theksuar se presidentja dhe secili duhet ta dijë se UÇK-ja tashmë është histori dhe vlerë e paprekshme.

“Vjosa Osmani duhet ta dijë se roli i saj nuk lejon që smira e inatet e pushtetit t’ia shtrembërojnë vlerësimin për historinë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ditë më parë presidentja Osmani është kritikuar për mos përmendjen e UÇK-së, në përvjetorin e Betejës së Koshares. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar

Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar

Kronika e Zezë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Kalo në kategori