LAJMI I FUNDIT:

Osmani reagon pas kritikave se nuk përmendi UÇK-në në përvjetorin e Betejes së Koshares

Osmani reagon pas kritikave se nuk përmendi UÇK-në në përvjetorin e Betejes së Koshares
Foto: Arkiv

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pasi dje u kritikua se nuk përmendi askund UÇK-në kur foli për Betejën e Koshares.

Në një video të publikuar në Facebook, tha se kundërshton atë që ajo e quan ‘luftë speciale e ndërtuar mbi të pa vërteta” kundër saj.

“Nuk është hera e parë që bëhet një luftë speciale e ndërtuar mbi të pavërteta, sikur kjo e ditës së djeshme”, thotë Osmani.

Tutje tha se lufta e drejtë e UÇK-së, të gjithë dëshmorët e martirët, më së shumti nderohen kur ne punojmë mirë e drejtë për të gjallët dhe e ndërtojmë shtetin tonë mbi idealet që i kishin luftëtarët e lirisë dhe të gjithë ata që dhanë jetën për shtetin që e gëzojmë.

Nuk e përmendi UÇK-në në 22 vjetorin e Betejës së Koshares, reagime të shumta në adresë të presidentes Osmani
Lexo po ashtu Nuk e përmendi UÇK-në në 22 vjetorin e Betejës së Koshares, reagime të shumta në adresë të presidentes Osmani

“Prekazi, Likoshani, Çirezi, Gllogjani, Loxha, Llapushniku, Vërrini, Tabet e Llapashticës, Shala e Bajgorës, Kosharja e Pashtriku, si dhe gjithandej në Kosovë ku Ushtria jonë Çlirimtare luftoi, janë frymëzimi ynë, burim i krenarisë dhe dhimbjes për të gjithë djemtë dhe vajzat e Kosovës që humbëm në luftën për liri”, shkroi më tej.

Osmani tha se përtej propagandës së orkestruar, dëshmitë flasin ndryshe.

“Si çdoherë, po e përsëris, lufta e drejtë e UÇK-së, të gjithë dëshmorët e martirët, më së shumti nderohen kur ne punojmë mirë e drejtë për të gjallët dhe e ndërtojmë shtetin tonë mbi idealet që i kishin luftëtarët e lirisë dhe të gjithë ata që dhanë jetën për shtetin që e gëzojmë”, u shpreh në fund Osmani.

Reagimi i Osmanit erdhi pasi, të premten, pati kritika të ashpra ndaj saj, si nga opozita po ashtu shoqëria civile./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori