LAJMI I FUNDIT:

PSD me aksion ndaj LVV-së: Big father is watching you!

PSD me aksion ndaj LVV-së: Big father is watching you!

Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar ndaj LVV-së dhe fushatës që po bënë kjo parti, përmes një aksioni që kanë realizuar sot.

PSD përmes një njoftimi për media ka thënë se LVV përmes ceremonialeve e simboleve të shpikura e të përvetësuara, me himn partie e shami shesheve, realizohet rituali politik i një regjimi të ri.

“Një mentalitet politik i cili mendon se e mira publike mund të përcaktohet dhe kuptohet, në tërësinë e saj, vetëm nga një lloj i qeverisjes, dhe të shtrihet deri në kapjen e secilit segment, nuk bënë gjë, përveç se ushtron tashmë dhunë, përmes ligjërimit publik. Në përdorimin e gjuhës si në slloganin “Krejt dhe drejt” instiucionalizon mënyrat e konfliktit, në përpjekje për t’i sheshuar ato”, thuhet në njoftim.


Njoftimi i plotë i PSD-së:

Figura e babës është e gjithëpranishme. Një rend i tillë nuk ka nevojë për kontroll e mbikëqyrje, sepse fryma e përditshme përshkohet nga autocensura. Në fund të fundit, baba edhe kur e ka keq, e ka mirë, apo jo? Figura e babës dhe ajo e autoritetit suprem janë fytyrat e disiplinës e kontrollit, moralit e fajit. Baba nuk e lejon ndërgjegjen e dytë në truallin e tij. Syri i tij bëhet shikimi yt, sepse ai nuk pretendon që është vetëm shteti, por ngadalë insiston të bëhet shoqëria. Si pjesë e këtij procesi të ri, lindin normat.

Përmes ceremonialeve e simboleve të shpikura e të përvetësuara, me himn partie e shami shesheve, realizohet rituali politik i një regjimi të ri. Aty nuk ka qendra mendimi, por vetëm vegla kufizimi. Mjafton ta lexojmë këtë aspekt për ta kuptuar sforcimin që përmes ritualit mundohet të konvertohet në besim. Regjimi i Kurtit rregullohet nga ligjet e veta.

Një mentalitet politik i cili mendon se e mira publike mund të përcaktohet dhe kuptohet, në tërësinë e saj, vetëm nga një lloj i qeverisjes, dhe të shtrihet deri në kapjen e secilit segment, nuk bënë gjë, përveç se ushtron tashmë dhunë, përmes ligjërimit publik. Në përdorimin e gjuhës si në slloganin “Krejt dhe drejt” instiucionalizon mënyrat e konfliktit, në përpjekje për t’i sheshuar ato.

E kaluara dhe e ardhmja fshihen, sepse përjetësohet e tashmja. Fshirja e të kaluarës bëhet për përjetësimin e pushtetit të tashëm i cili prodhon dijen e re për faktet e vjetra. Ky është rend që zapton hapësirën dhe lë jashtë kohës çdo mundësi. Por për dallim nga e kaluara, ne nuk do të lejojmë që rasti i Kosovës të shndërrohet në tregim distopian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori