LAJMI I FUNDIT:

PS-UP kërkon largimin e qenve nga hapësirat e UP-së dhe rrethimin e kampusit universitar

PS-UP kërkon largimin e qenve nga hapësirat e UP-së dhe rrethimin e kampusit universitar

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP), shprehet e shqetësuar për rastin e studentit, Valdrin Januzi, i cili para pak ditësh u sulmua nga qentë.

“Rrezikimi i jetës së studentëve nga qentë në hapësirat e Universitetit të Prishtinës është problem i kamotshëm dhe fatkeqësisht Valdrini nuk do të jetë studenti i fundit i lënduar, deri sa ky problem të mos zgjidhet.

Andaj, PS-UP kërkon urgjentisht nga Komuna e Prishtinës që të marrë masa ndaj qenve dhe t’i largojë ata nga hapësirat e universitetit, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e studentëve.


Duke vëzhguar këtë fenomen tash e një kohë të gjatë, PS-UP kërkon nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës rrethimin e Kampusit Universitar, për t’u shmangur probleme të tilla. Me këtë kërkesë organizata vitin e kaluar i ishte drejtuar Parlamentit Studentor, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh.

Kështu që, Universiteti i Prishtinës  së bashku me Komunën e Prishtinës, ftohen që të reflektojnë dhe të largojnë këtë rrezik që po i kanoset studentëve dhe qytetarëve të tjerë.

Urojmë që ky problem të zgjidhet një herë e përgjithmonë, ndërsa studentit i dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori