LAJMI I FUNDIT:

Provoni të ikni – superveturat që posedon Policia e Dubait (Video)

Provoni të ikni – superveturat që posedon Policia e Dubait (Video)

Policia e Dubait ka publikuar një video ku ka treguar superveturat që i posedon. Këto automjete janë pjesë e departamentit të Policisë së Dubait për më shumë se një vit.

Ato ishin blerë për të promovuar edhe më shumë turizmin e Dubait, transmeton koha.net.

“Supervetura luksoze për një qytet luksoz”, ka përshkruar Policia videon e publikuar në YouTube, ndërsa në video shihen McLaren 12C, BMW M6 Gran Coupe, Brabus G63 dhe Nissan GT-R.


Këto nuk janë superveturate vetme të Policisë së Dubait, pasi posedojnë edhe Lamborghini Aventador LP 700-4, Ferrari FF, Chevrolet Camaro SS, Mercedes-Benz SLS AMG, Bentley Continental GT, Aston Martin One-77, Ford Mustang GT, BMW M6 Gran Coupé, Brabus G63 AMG, Bugatti Veyron Grand Sport, Audi R8 V10, Nissan GT-R, Mercedes-Benz SL 63 AMG, McLaren 12C dhe një Hummer H3. /Telegrafi/