LAJMI I FUNDIT:

Provokim i ri nga Serbia, pas Gazivodës, “përvetëson” Parkun nacional të Sharrit

Provokim i ri nga Serbia, pas Gazivodës, “përvetëson” Parkun nacional të Sharrit

Nga Beogradi drejt Kosovës vjen provokimi i radhës për përvetësimin e pronës së saj. Serbia jo vetëm që pretendon se liqeni i Gazivodës në veri të Kosovës është i saj, por tani thotë se pronë e saj është edhe “Parku nacional Mali i Sharrit” (“Nacionalnog parka Šar planina”, me rreth 23 mijë hektarë.

Ministrja serbe e Bujqësisë dhe e Mjedisit Snezhana Bogosavleviq – Boshkoviq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq kanë zhvilluar një takimi me drejtuesit e ndërmarrjes publike “Parku nacional Mali i Sharrit”, për siç thuhet, lidhur me problemet aktuale dhe funksionimin e saj.

Ministria serbe e Bujqësisë dhe Zyra për Kosovën thonë se do të intensifikojnë bisedat dhe do të angazhohen maksimalisht për të “siguruar aktivitetin e papenguar të parkut nacinal, i cili është pronë e mbrojtur e një rëndësie të jashtëzakonshme për Serbinë”!


Siç shkruan gazeta e Beogradit “Danas”, transmeton QIK-u, me parkun nacional qeveris ndërmarrja “Parku nacional Mali i Sharrit”, në përputhje me ligjet dhe dispozitata e Serbisë, të drejtat themeluese të së cilës i zbaton qeveria e Serbisë.

Rajoni i “Parkut nacional Mali i Sharrit”, shtrihet në territorin e komunave Prizren, Shtërpcë, Suharekë dhe Kaçanik, me një sipërfaqe rreth 23 mijë hektarë, prej të cilave rreth 10 mijë hektarë janë pronë shtetërore, ndërsa në pronë private dhe forma të tjera të pronës, rreth 12,5 mijë hektarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori