Me lumë fishekzjarrësh dhe lëndësh piroteknike të hedhura nga mbështetësit e opozitës u përballën forcat e policisë në kohën kur marshimi i protestuesve mbërriti para godinës së Parlamentit.
Një grupim personash të dhunshëm lëshuan për disa minuta flakadanë dhe lëndë plasëse brenda rrethimit, por policia veç përdorimit të ujit në momente të caktuara, fillimisht nuk përdori gaz lotsjellës.
Forcat e rendit u bënë thirrje të vazhdueshme organizatorëve të ndalnin sulmin ndaj tyre. Nga hedhja e lëndëve piroteknike mbeti i plagosur një protestues si dhe një oficer policie. Gjatë tubimit para Parlamentit, ministri i Brendshëm Sandër lleshaj i bëri thirrje kreut të Partisë Demokratike të ndalë sulmin ndaj institucioneve. Këtij apeli iu bashkua edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili bëri thirrje për vetëpërmbajtje, shmangien e incidenteve dhe provokimeve.
Futja e protestuesve brenda rrethimit të Parlamentit detyroi forcat e rendit të përdorin gazin lotsjellës. Më herët momente tensioni pati edhe para Kryeministrisë ku nuk mungoi hedhja e shashkave në drejtim të derës së Kryeministrisë dhe shtyrja e kordonit të policisë.
Në fjalimin që mbajti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i Partisë Demokratike tha se është i vendosur të çojë deri në fund betejën për largimin e Edi Ramës.
“Dua ta them fare qartë sot, se koha për lojërat e Edi Ramës po merr fund. Kufoma politike që i dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti i krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht”.
Basha tha se opozita nuk do të pranojë zgjedhje moniste në 30 Qershor, duke thënë se zgjidhja e vetme është ajo e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhje të parakohshme.
“Ndërsa ora po afron, ke një dhe vetëm një rrugë Edi Rama….Rama ik! Një qeveri tranzitore, zgjedhje parlamentare është rruga e vetme europiane e zgjidhjes së kësaj krize dhe ne jemi këtu për zgjidhje europiane e s’do pranojmë asgjë më pak”.
Basha tha se Partia Demokratike është gati të ndërtojë me shqiptarët një kontratë europiane bashkëjetese e demokracie që do të çlirojë Shqipërinë nga krimi e korrupsioni. Ndërsa mesazhin e fundit për Kryeministrin e dha nga selia e Partisë Demokratike.
“E sotmja është dita e fundit ku unë ju drejtohem me argumentet e arsyes, sepse koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm populli. Sot dua t’ju përsëris zotimin tim, se nuk kërkojmë asgjë më shumë por nuk do të kërkojmë asgjë më pak se Europa. Zgjedhe të lira e të ndershme. Lëre sovranin të flasë me vota, ose dëgjoja zëri në protestën e ardhshme”.tvklan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë