LAJMI I FUNDIT:

Proteinat e vezëve veprojnë dobishëm në enët e gjakut

Proteinat e vezëve veprojnë dobishëm në enët e gjakut

Edhe pse rekomandohet konsumimi i kufizuar i vezëve për shkak të sasisë së lartë të kolesterolit të pranishëm në to, një studim i ri kanadez tregon se proteinat e pranishme në vezë përmirësojnë qarkullimin dhe zvogëlojnë shtypjen e gjakut, dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Në një model i cili simulon sistemin tretës të njeriut, shkencëtarët kanë testuar vezët e ziera dhe të fërguara, shkruan revista “Journal of Agricultural and Food Chemistry”.

Është zbuluar se proteinat e pranishme në vezë nën ndikimin e enzimave tretëse konvertohen në peptide të cilat bllokojnë procesin e ngushtimit të enëve të gjakut.

Efekt më të madh kanë proteinat nga vezët e fërguara, megjithatë duhet të kihet parasysh edhe veprimi negativ i vajit për fërgim.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori