LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i paqartë i Kurtit për aleancë me bullgarët

Propozimi i paqartë i Kurtit për aleancë me bullgarët

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, teksa ka mbajtur fjalim para protestuesve sot në Prishtinë, ka thënë se Kosova duhet të krijojë aleancë ballkanike, duke e përfshirë shtetin e Bullgarisë.

Ai nuk e ka përmendur më herët një aleancë të tillë, dhe as në fjalimin e sotëm nuk e ka sqaruar se në çfarë konteksti duhet të bëhet një gjë e tillë, dhe se pse për Kosovën është e nevojshme që të ketë aleancë me bullgarët.

“Ne duhet të krijojmë bashkëpunim sa më shumë me kombe dhe shtete tjera gjithnjë duke shikuar procesin tonë shtetëror. Duhet ta formojmë një aleancë Ballkanike me kroatët dhe bullgarët, me Sarajevën e Podgoricën e Shkupin sepse pas grusht shtetit të dështuara në Mal të Zi dhe Maqedoni Serbia synon t’i  sulet Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij në protestë.


Kjo protestë e cila filloi në ora 14:00 përfundoi në mënyrë paqësore dhe pa ndonjë incident. Në këtë protestë kërkuan që të rrëzohet presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga 56 në 51, si mbeti LVV pa pesë deputetë në Kuvend?

Nga 56 në 51, si mbeti LVV pa pesë deputetë në Kuvend?

Lajme
Gjenden 75 mijë euro të padeklaruara në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të një veture në Merdar

Gjenden 75 mijë euro të padeklaruara në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të një veture në Merdar

Kronika e Zezë
Ndërpritet transmetimi i seancës, deputetët e opozitës protestojnë para RTK-së: Tendenca e Qeverisë është që të mbytë fjalën e lirë

Ndërpritet transmetimi i seancës, deputetët e opozitës protestojnë para RTK-së: Tendenca e Qeverisë është që të mbytë fjalën e lirë

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Paralajmërimi i Kurtit për hyrjen e boshnjakëve në Kosovë me letërnjoftim, Sarrazin: Dodik tregoi mospërfillje për lirinë e lëvizjes së popullit të tij

Paralajmërimi i Kurtit për hyrjen e boshnjakëve në Kosovë me letërnjoftim, Sarrazin: Dodik tregoi mospërfillje për lirinë e lëvizjes së popullit të tij

Lajme
Abazi: Në çdo ministri ekziston një individ që nuk i përgjigjet ministrit, por strukturave jashtë institucionale – edhe në Ministri të Mbrojtjes është spiuni i Dejona Mihalit

Abazi: Në çdo ministri ekziston një individ që nuk i përgjigjet ministrit, por strukturave jashtë institucionale – edhe në Ministri të Mbrojtjes është spiuni i Dejona Mihalit

Lajme
Kalo në kategori