LAJMI I FUNDIT:

Promovohen tri vëllime poetike të Agim Deskut

Promovohen tri vëllime poetike të Agim Deskut

“Anatemë e pathënë”, “Universi poetik” dhe “Fishtiane”, janë tre librat më të ri të Agim Deskut që Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës i përuroi sot në Bibliotekën Kombëtare.

Me këtë rast, autori Agim Desku, fitues i disa çmimeve letrare, u shpreh i lumtur për botimin e tri vëllimeve dhe falënderoi LSHK-në për bashkëpunimin.


“Është një kënaqësi shumë e veçantë të jesh në një ngjarje kaq të madhe kulturore, të promovohen tri libra, tri vëllime poetike. Unë e falënderoj Lidhjen e Shkrimtarëve, në veçanti kryetarin Shyqiri Galica”, ka thënë Desku.

E për librat dhe krijimtarinë e Deskut folën shkrimtarë e bashkëpunëtorë të tij.

Shkrimtari Sejdi Berisha, njëherësh bashkëpunëtor i  autorit, tha se Agim Desku me veprat e tij i ka dhënë kontribut vlerave të gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Ndërsa, krijimtarinë e Deskut e krahasoi me hallkat e floririt.

“Nëse e ravijëzojmë krijimtarinë e tij në disa fjali, i ngjan hallkave të florinjta të jetës në të cilat si këngë shkrihet krenaria, dhimbja, lumturia, qëndresa, por edhe mos-harresa dhe e kaluara historike, të cilat ai dëshiron t’ia afrojë lexuesit si fanar diturie edhe përmes vargut dhe librit”, ka thënë Berisha.

Shkrimtari Prend Buzhala tha se librat e Deskut kanë tituj diskurziv, që sipas tij, këta tituj shenjëzojnë kërkesa për vlerat universale dhe rinjohje kombëtare.

“Paradigmat e titujve të tillë duan të shenjëzojnë dy kërkesa, kërkesën e parë për vlerat universale dhe kërkesën e dytë për rinjohje të vlerave kombëtare, duke u identifikuar me muzën fishtiane të shkrimit. Kësaj radhe, po përqendrohemi te libri “Fishtiane” në të cilën thelbi i ligjërimit letrar është qenia e qenjësimi kombëtar e historik”, ka thënë Buzhala.

E në emër të shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë nga Gjermania, foli shkrimtari Neki Luli, i cili tha se sot i tuboi një dashuri e brendshme për ta përuruar brumin shpirtëror të Agim Deskut.

“Krijimtaria krijuese e Agim Deskut nëpër të gjitha etapat e zhvillimit të saj mbeti e lidhur ngushtë me tradita kombëtare, me jetën e popullit, me plagën e hapur dhe torturat që i përjetoi në vazhdimësi populli ynë deri në ditët e sotme”, ka thënë Luli.

Gjatë përurimit të këtyre librave, pati edhe një interpretim artistik nga aktori Çun Lajçi.

Përndryshe, Agim Desku është poet nga Klina i cili deri më tani ka botuar 12 vëllime poetike si dhe ka fituar çmime të ndryshme letrare.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori