LAJMI I FUNDIT:

Promovohen mollët në qendër të Prishtinës

Promovohen mollët në qendër të Prishtinës

Në “Ditët e promovimit të mollës” në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë sot u promovua vjelja e suksesshme e mollës së kultivuesve të mëdhenj nga rajonet e ndryshme të Kosovës. Disa prej prodhuesve ekspozuan mollët e tyre që ishin të cilësisë së lartë, të njohura si ekstra klasë.

Në këtë promovim u pa se varietetet e reja të mollës që po kultivohen aktualisht në Kosovë janë futur në përdorim përmes programit të përfunduar të USAID-it.

Zëvendës Drejtori i misionit të USAID-it Majk de lla Rosa, gjatë vizitës që iu bëri fermerëve pjesëmarrës në evenimentin e ditës së mollës, tha se USAIDI në dy vitet e fundit ka mbështetur fermerët me 14 mijë fidanë të mollës në vlerë prej 500 mijë eurosh. USAID-i sipas tij është i përkushtuar edhe uljen e importit të madh të pemëtarisë.


“Ajo që dua të potencoi se gjatë dy viteve të fundit USAID-i iu ka shpërndarë 14 mijë fidanë fermerëve kosovar dhe ajo që ne synojmë të arrijmë në afatgjatë është që të zëvendësojmë importin. Ky zëvendësim i importit do të thotë mollë me çmime më t ë volitshme për konsumatorin kosovar, por gjithashtu do të thotë edhe krijim i vendeve të reja të punës”, tha Rosa.

Ai ka inkurajuar të gjithë kosovarët që t’i shijojnë këto mollë që janë unike që prodhohen në Kosovë me kualitet dhe cilësi të lartë.

Deri në vitin 2020 programi i ri i USAIDID së bashku me partnerët e tij strategjik do të ndihmojë sektorin e mollës duke zhvilluar në një industri të qëndrueshme, duke mbështetur 800 hektarë me prodhim konkurrues dhe duke bërë një furnizues më të mirë të mollëve të freskëta të përpunuara në tregjet brendshme, rajonale dhe të BE-së.

Pemëtari, Agim Blakaj nga Istogu si ekspozues i mollës vlerësoi lartë organizimin për promovimin e mollës nga USID. Sipas tij, me këtë promovim sensibilizohen qytetarët me mollë vendore. Blakaj thse është kultivues i 7 hektarëve me mollë dhe e ka përkrahjen e plotë nga institucionet e shtetit dhe USAIDI.
“Kam shtatë hektarë me mollë… suksesi është kur ta punosh mirë ashtu si duhet me të gjitha kushtet ka leverdi. Kemi mbështetje të madhe të shtetit, në këtë vit jam përfitues i një granti nga Ministria e Bujqësisë për ndërtimin e një depoje dhe për mekanizëm bujqësor. Mendojmë se do të jetë shitja më e mirë do të sensibilizohet opinioni me mollë vendore”, tha Blakaj.

Ai tha se importi i mollës mposhtet ndal ngadalë duke rritur sipërfaqet dhe kualitetet.

Kurse, Shemsi Blakaj pemëtarë nga Kovraga tha se ka të kultivuara 15 hektarë me pemë, dhe sipas tij ka rendimentet janë prej 40-50 tonë për hektarë me mollë, dhe është një leverdi shumë e suksesshme.

Qytetarët në këtë promovim patën mundësinë gjithashtu të shijojnë lëngun e shtrydhur të freskët dhe materialin mbushës të mollës, së bashku me tortat dhe ëmbëlsirat e mollës. Vlerësohet se më shumë se 2 mijë hektarë mollë po kultivohen në tërë Kosovën dhe mollët po konsumohen kryesisht për konsum të freskët, që përfaqësojnë 80 për qind të prodhimit të përgjithshëm. Kjo është një ngjarje promovuese dy ditore dhe do të mbahet prej 13 deri 14 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Ekonomi
Kalo në kategori