LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim për një 28-vjeçar nga Shkupi, sulmoi një zyrtar të policisë

Prokuroria kërkon paraburgim për një 28-vjeçar nga Shkupi, sulmoi një zyrtar të policisë
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Themelore ka kërkuar nga Gjykata Themelore Penale shqiptimin e paraburgimit për një 28-vjeçar nga Shkupi i cili dyshohet se ka lënduar fizikisht dhe ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policorë.

Prokuroria kërkon paraburgim pasi vlerëson se ekziston rreziku që i riu të arratiset ose të përsëris veprën.

“I dyshuari 28-vjeçar, më 23 maj, para një restoranti në rrugën Brigada maqedono-kosovare në Shkup, ka sulmuar dhe lënduar fizikisht një zyrtar policor – shef të Njësisë për Punë të Brendshme në Çair, i cili ka vepruar dhe ka kontrolluar shërbimet në terren në lidhje me fushatën “Festim i sigurt i maturës”.


I dyshuari fillimisht e ka kërcënuar verbalisht policin, e më pas e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht në krah. I dyshuari ka nxjerrë edhe një armë zjarri – pistoletë “Sig Sauer” me kalibër 9 mm, me 10 fishekë në kornizë, të cilën e ka poseduar pa leje, e ka reprovuar dhe e ka drejtuar drejt të dëmtuarit.

Njëri prej policëve i pranishëm në vendin e ngjarjes i ka shtyrë dorën, pas çka i dyshuari ka gjuajtur një proektil në ajër ndërsa menjëherë është kapur nga policët e pranishëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori