LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i Speciales nënshkruan deklaratën solemne

Prokurori i Speciales nënshkruan deklaratën solemne

Prokurori i Specializuar Jack Smith nënshkroi sot deklaratën solemne se do t’i ushtrojë funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme, dhe të ndërgjegjshme.

Sipas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, kjo është në përputhje me nenin 36 të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Smith u zgjodh në postin e Prokurorit të Specializuar në maj të vitit 2018, pas një procesi përzgjedhës të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe pas emërimit të tij nga Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.


Smith e nënshkroi deklaratën solemne në Zyrën Administrative të Dhomave të Specializuara, në prani të Administratores, Dr. Fidelma Donlon, e cila ishte dëshmitare e nënshkrimit.

Smith është prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të nivelit të lartë dhe në hetime penale ndërkombëtare.

Ai është pasardhës i Prokurorit të parë të Specializuar, David Schwendiman, më herët edhe Kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën në mars, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori