LAJMI I FUNDIT:

Projekti EYE me sukses përmbyllë Fazën e Parë të Projektit, lajmëron Fazën e Dytë deri në vitin 2020

Projekti EYE me sukses përmbyllë Fazën e Parë të Projektit, lajmëron Fazën e Dytë deri në vitin 2020

Ekipi i projektit për Rritjen e Punësimit të të Rinjve (EYE) në Kosovë sot mbajti ceremoninë e përmbylljes së fazës së parë të projektit.

Kjo fazë është zbatuar me ndihmën e stafit prej 12 personave të profileve të ndryshme, dhe ka përfshirë katër vite punë me më shumë se 160 partner për rritjen e mundësive të punësimit të të rinjve në Kosovë, posaçërisht grupet e margjinalizuara si gratë dhe komunitetet.


Njëherit, EYE i mblodhi sot në një vend të gjithë akterët kyçë lokalë e ndërkombëtarë, të cilët punojnë në rritjen e punësimit në Kosovë, duke përfshirë përfaqësues të sektorit publik, sektorit privat, OJQ-ve, kompanive të ndërmjetësimit në punësim, dhe programet e ndryshme zhvillimore.

Për shkak të bashkëpunimit të frytshëm katër vjeçar, projekti EYE do vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për punësimin e të rinjve në Kosovë deri në vitin 2020.

Projekti EYE është projekt i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, ndërsa implementohet nga konsorciumi i përbërë nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe MDA.