LAJMI I FUNDIT:

Projektet e (pa) realizuara ekonomike gjatë 2015-ës

Projektet e (pa) realizuara ekonomike gjatë 2015-ës

Projekte të mëdha me ndikim ekonomik u premtuan të realizohen në 12 muajt e vitit 2015. Miliona euro investime, mijëra vende pune e më pak qytetarë që jetojnë në varfëri.
Por, edhe tani që ky vit ka kaluar shumë nga projektet më të mëdha të vendit nuk e kanë parë dritën.

Kosova e fillon 2016’ën, pa status të definuar të ndërmarrjes Trepça, pa investimet në qendrën e re të turizmit në Brezovicë, e pa Termocentralin Kosova e Re.
Gazeta Fjala, sjellë disa nga projektet që nuk u bënë në vitin që shkoi dhe disa nga ato që nisën të realizohen.

Janar


Trepça tema e Ditës

Statusi i ndërmarrjes më të madhe në vend, Trepçës, vazhdon të mos jetë i definuar, edhe pse një gjë e tillë ishte premtuar nga Qeveria e Kosovës në fillim të këtij viti, si përgjigje ndaj protestave të partive opozitare që po eskalonin në dhunë. Viti 2015 përfundoi mirëpo asnjë strategji apo ligj që do të përcaktonte fatin e Trepçës nuk është dërguar në Kuvendin e Kosovës.

Prill

PTK

AXOS pati paralajmëruar se i do mbi 50 milionë euro nga Qeveria për PTK-në. Kjo kompani kishte fituar tenderin për blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, në vlerën e 277 milion eurove ku kishte mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës. Qeveria e Kosovës pritet të përballet me padinë e Fondit Investiv “AXOS”, e cila kërkon deri në 50 milionë euro për shkak të dështimit të privatizimit të PTK-së.

19 tetor

Është bërë hapja e ofertave për blerjen e 51 autobusëve për Prishtinën.
Ndonëse sivjet ishin pritur autobusë të rinj, në bazë të fazës së procedurës, kryeqyteti do të vazhdojë edhe tutje të mbetet me autobusë e vjetër.

“Projekti fillon së zbatuari me ardhjen e autobusëve të rinj, që pritet të jetë këtë fundvit ose fillimi i vitit tjetër, në mënyrë që në pranverën e vitit 2016 të përfundojë si reformë”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Dardan Sejdiu.

25 tetor

Përurohet segmenti i parë i autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin. Autostrada do të jetë e gjatë rreth 60 kilometra, projekt ky që Buxhetit të Kosovës do t`i kushtoj rreth 600 milionë euro.

19 dhjetor

Qeveria e Kosovës dhe kompania amerikane “Contrur Global” nënshkruan Memorandumin për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”. Sipas liderëve institucionalë, ky është njëri nga projektet më të mëdha të pasluftës që krijon stabilitet ekonomik në vend. Projekti ka një kosto 1 miliard euro dhe me kapacitete prodhuese prej 500 megavatesh.

25 dhjetor

Premtimi për mbi 400 milion euro investime në kompleksin turistik Brezovica nuk do të realizohet në vitin 2015. Konsorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” nuk ka arritur t’i siguroj paratë për të filluar punimet për ndërtimin e qendrës së re turistike. Megjithatë, Qeveria e Kosovës të mërkurën ka vendosur t’i jap edhe gjashtë muaj afat investitorit që t’i gjej ato. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori