LAJMI I FUNDIT:

Profesori Isa Qosja dekorohet me Mirënjohje nga Universiteti “Haxhi Zeka”

Profesori Isa Qosja dekorohet me Mirënjohje nga Universiteti “Haxhi Zeka”

Fakulteti i Arteve në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ka dekoruar më mirënjohje profesorin Isa Qosja për shkak të kontributit të tij të dhënë në fushën e artit, në veçanti në degën e Regjisë

Profesori Qosja është edhe një ndër themeluesit e degës së Regjisë në Fakultetin e Arteve në Pejë.

Dekani i Fakultetit të Artëve në Pejë Hysen Nimani, në ceremoninë e dekorimit, deklaroi se ka qenë nder dhe privilegj të bashkëpunoi me profesorin Qosja, duke shtuar në veçanti për mundësinë e jashtëzakonshme të studentëve që të përfitojnë nga ligjëratat e profesorit të nderuar.


Kontributi i Profesor Isa Qosja në themelimin e Degës së Regjisë në Fakultetin e Arteve ka qenë thelbësor, për çka Universiteti “Haxhi Zeka” i është mirënjohës Profesor Qosjes.

Puna dhe përkushtimi jetësor i Profesorit Isa Qosja si dhe angazhimi i tij në Fakultetin e Arteve, ka rezultuar me sukses me ç’rast studentët e këtij Fakulteti dhe përfitues të ligjërimeve të profesor Qosja, kanë arritur të fitojnë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për hirë të kontributit dhe veprës së Profesor Qosja, e gjithashtu pas sukseseve të vitit 2018 të Fakultetit të Arteve në Pejë, me 11 janar të këtij viti (2019), fakultetit të Arteve në Pejë ka organizuar dhe mbajtur koncert.

Studentët kanë interpretuar vepra të kompozitorëve shqiptar dhe atyre botëror me ç’rast theks i veçantë i është kushtuar muzikës dhomës dhe gjithashtu, paraqitjet e studentëve me pika solo si dhe Kori i Fakultetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori