LAJMI I FUNDIT:

Produktet kosovare “thyejnë” kufijtë

Produktet kosovare “thyejnë” kufijtë

Pavarësisht kushteve të rënda, ditëve të fundit disa prodhues nga Kosova kanë filluar të eksportojnë produktet e tyre në vende të rajonit, por edhe më gjerë, ku falë cilësisë së lartë produktet kosovare po mirëpriten mirë nga konsumatorët e huaj.

Genc Zeka, pronar i kompanisë “Sabaja”, që merret me prodhimin e birrës, ka dy vjet që ka hapur biznesin por, ai thotë se është i kënaqur deri më tani sa i përket eksportit.

Ai rrëfen për “Zërin” se pavarësisht ambientit të vështirë për të bërë biznes në vend, kompania që drejtohet nga ai ka arritur që më shumë se gjysmën e prodhimit ta eksportojë për në Kroaci, ndërsa në kompani ka të punësuar rreth 22 veta.


“Ne jemi një kompani e cila në qershor i bëjmë dy vjet që kemi filluar me prodhimin e birrës. Në fillim ne kemi pasur vështirësi për të gjetur një treg edhe në vend, pasi që produkti që ne e prodhojmë është i llojit të birrës “ALE”, i cili lloj nuk gjendet në vende e rajonit. Gjithmonë na kanë pyetur njerëzit se çfarë lloj birre është kjo dhe pse është me çmim më të lartë. Por, ajo që ne kemi arritur t’i bindim qytetarët është cilësia dhe kualiteti i birrës që ne prodhojmë. Kështu që në muaj falë punës sonë kemi arritur që të eksportojmë për në Kroaci rreth 8 mijë shishe të birrës”, ka thënë ai.

Zeka tregon se tani janë duke pritur përgjigje për eksporte edhe në Maqedoni dhe në Shqipëri. Kjo kompani lëndën e parë e siguron nga Amerika dhe nga Belgjika, pasi që sipas tij, qëllimi kryesor i kompanisë është cilësia e produktit që ata e prodhojnë.

“Ne lëndën e parë e sigurojmë më shumë prej Belgjikës ku 80 për qind të lëndës e marrim nga ky vend, ndërsa 20 për qind e lëndës e sigurojmë nga Amerika. Prej fillimit qëllimi ynë kryesor ka qenë që të kemi një kualitet të produktit e më pak të kemi përfitime”, ka thënë ai.

Zeka ka thënë se nuk janë të barabartë me prodhuesit tjerë pasi që ai dyshon se shumica e mallrave që importohen iu ikin obligimeve.

“Ne si prodhues kosovarë nuk jemi të kënaqur me politikat fiskale në vend. Ne si kompani jemi të hapur dhe nuk u ikim taksave. Shumica e prodhuesve përballemi me një konkurrencë të padrejtë ku shumica e kompanive nuk paguajnë obligimet e të mos flasim për ato produkte që importohen”, ka thënë ai.

Edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka thënë se edhe pas 16 viteve të çlirimit Kosova vazhdon të varet nga importi. Sipas tij, politikat e pafavorshme në vend kanë ndikuar që eksporti të mbulojë importin 13,3 për qind. Shahini ka thënë se përderisa aplikohen politika fiskale ku prodhuesit përballen me taksat shumë të larta dhe me një konkurrencë të padrejtë nga ekonomia joligjore, vështirë, sipas tij, të gjendet treg në vendet tjera. “Kosova në vazhdimësi po krijon rënie të eksportit të vendit, pasi që nuk ka arritur që të krijojë politika që e avancon, përmirëson pozitën e prodhuesve vendorë. Kjo ka sjellë rezultat të një ekonomie të varur nga importi e cila bashkërisht e bën të importohet edhe inflacioni kurse ne po eksportojmë para të gatshme gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori