Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë thonë se pa krijimin e kapaciteteve prodhuese nuk mund të arrihet zëvendësimi i produkteve të importuara me ato vendore. Sipas tyre, autoritetet e Kosovës duhet të tregohen më të vëmendshëm karshi kësaj çështjeje.
Burim Piraj, nga industria e mishit “Meka”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se nuk mjafton vetëm ndjenja patriotike për të konsumuar produkte vendore, por duhet të ketë edhe faktorë të tjerë që do të ndihmojnë prodhuesin vendor, që ky i fundit të mund të konkurrojë me produktet që vijnë nga shtetet tjera.
“Që të shtohen prodhimet vendore, duhet të këtë qasje ndryshe ndaj prodhuesve vendorë. Si do të ishte ajo qasje? Politikat fiskale, në radhë të parë, të përmirësohen dhe të bëhen ndryshime duke mos humbur kohë; taksa për lëndën e parë të eliminohet në mënyrë që t’u mundësohet prodhuesve vendorë që të kenë lëndë të parë edhe më të mirë edhe me çmime më të arsyeshme që të konkurrojnë me produktet që importohen nga vendet e tjera”, thotë Piraj.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi doganor, thonë pronarët e bizneseve, po vazhdojnë t’i rëndojnë prodhuesit vendorë.
Piraj tregon se bizneset prodhuese në Kosovë kishin kërkuar që në kuadër të ndryshimit të politikave fiskale, të largohen këto ngarkesa, pasi që si të tilla po i bëjnë jokonkurrentë me prodhuesit e vendeve të rajonit. “Pikërisht çelësi është në dorën e Qeverisë së Kosovë, vetëm ajo mund të bëjë atë që ne po e kërkojmë në vazhdimësi. Me ndryshimin e politikave fiskale, me ndryshimin e qasjes, sigurisht do të shtohet konsumi i produkteve vendore dhe me shtimin e konsumit të produkteve vendore, shtohet edhe punësimi”, shton Piraj.
Aleanca Kosovare e Biznesit në Kosovë ka filluar javët e biznesit vendor, që kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për konsumimin e produkteve vendore.
Agim Shahini, përfaqësues i bizneseve, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, kritikon autoritetet e Kosovës për mungesë të një strategjie, e cila, sipas tij, do ta avanconte rritjen e prodhimtarisë në vend. “Kosovës i mungon një strategji për zhvillim ekonomik të përgjithshëm ku aty do të specifikohen fushat, të cilave duhet t’ iu jepej prioritet. Fushatat për konsumimin e produkteve vendore nuk duhet të jenë një muaj, por gjatë tërë vitit. Ne duhet t’i vetëdijësojmë konsumatorët që të përdorin produktet vendore”, thekson Shahini.
Me gjithë fushatat e ndryshme, produktet, të cilat prodhohen në Kosovë vazhdojnë të mos e kenë fituar ende besimin e plotë nga konsumatorët, pavarësisht faktit se shumica nga këto prodhime plotësojnë standardet e Bashkimit Evropian, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve.
Sipas të dhënave zyrtare, kontributi i eksporteve në volumin tregtar është shumë i ulët, rreth 200 milionë euro në vit, kurse importi kalon shifrën e rreth 2 miliardë eurove. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë