LAJMI I FUNDIT:

Procter & Gamble pret një rritje të çmimeve

Procter & Gamble pret një rritje të çmimeve

Procter & Gamble prodhuesi numër një në Amerikë për produktet e konsumit të gjerë, pasqyron një rritje të rezultateve të tij për tremujorin e katërt për 2007-2008.

Një rritje e çmimeve të produkteve të tij dhe një kontroll i kostove i kanë lejuar kompanisë të përballojë mirë rritjen e çmimeve për lëndë të parë.

Grupi amerikan që prodhon pelenat pampers dhe brisqet Gillette, pret gjithashtu një rritje me tremiliardë dollarë të kostove energjetike dhe të lëndës së parë.

Ai pasqyron një fitim që mund të jetë më i ulët se konsensusi i Wall Street.


Kjo rritje e kostove është sa dyfishi i atyre të konstatuara gjatë veprimeve të fundit.

Prodhuesi i Head & Shoulders dhe Duracell ka deklaruar se parashikon një fitim prej 0.98 deri në 1 dollar për aksion.

Ata duhet të mposhtin rritjen e çmimit për lëndë të parë, rritjen e çmimeve në përgjithësi dhe rritjen e çmimit të energjisë,deklaroi analisti William Champel .