Është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian i Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e mbajtur sot tha se pret që kërkesat e Bashkimit Evropian të trajtohen me seriozitet, transmeton Telegrafi.
“Ne aspirojmë për të qenë shtet i zhvilluar dhe standardet e BE-së duhet të jenë udhërrëfyese. Ne nuk duhet ta shohim nga distanca integrimin evropian përkundrazi duhet ta shohim si mundësi për tu zhvilluar. Pronësia e reformave mbetën te ne”, pohoi ai.
Kurti shtoi më tej se “Përmbushja e shumë kritereve varet nga vullneti dhe përkushtimi ynë”.
“Një nga përfitimet direkte me BE-në është pasqyrimi i punës që na bëhet nga BE-ja. Pra do të kërkohet përgjegjësia nga ministrat për reformat konkrete. Për këtë qëllim agjenda e integrimit duhet të jetë e mëshiruar”, potencoi ai.
Kryeministri ka thënë se Këshilli Ministror për Integrimin Evropian është themeluar si strukturë koordinuese ndërinstitucionale, që do të shërbejë si forum për të diskutuar për reforma të rëndësishme që kërkojnë qasje dhe bashkëpunim ndërinstitucional.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri Besnik Bisilimi tha se në agjendën evropiane janë rreth 15 prioritete.
“Marrëveshja e Stabilizim Asocimit tregon hapat që duhet marrë pala kosovare për të forcuar ekonominë funksionale që bazohet në tregun e lirë. Në agjendën e reformave evropiane era 2, janë tri shtylla, ku përfshihet qeverisja e mirë, reforma në administratën publike, reforma zgjedhore, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, etj”, u shpreh ai.
Zëvendëskryeministri theksoi se për të gjitha këto prioritete janë afatet kohore për përmbushjen e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë