LAJMI I FUNDIT:

Problemet tek Barcelona nuk kanë të ndalur, një tjetër lojtar lëndohet me kombëtaren

Problemet tek Barcelona nuk kanë të ndalur, një tjetër lojtar lëndohet me kombëtaren

Barcelona tashmë ka pasur tre lojtarë që kanë vuajtur nga problemet me lëndime në shtatë ditët e fundit. Robert Lewandowski pësoi një lëndim në kyçin e këmbës kundër Portos të mërkurën e kaluar, ndërsa Jules Kounde dhe Lamine Yamal u lënduan kundër Granadas të dielën.

Polaku dhe francezi do të mungojnë për disa javë, ndërsa lëndimi i sensacionit spanjoll nuk është shumë serioz, por e ka detyruar atë të tërhiqet nga skuadra e Spanjës për ndeshjet e tyre kualifikuese për Euro 2024 kundër Skocisë dhe Norvegjisë.

Ai mund të mos jetë i vetmi lojtar i Barcelonës që largohet nga kampi i “La Roja”, pasi Carrusel Deportivo ka raportuar se Gavi gjithashtu pësoi një lëndim gjatë stërvitjes të martën. Në këtë fazë ende nuk dihet shkalla e lëndimit.


U shfaq i nervozuar me disa tifozë të Barcelonës - vjen reagimi i Joao Cancelos
Lexo po ashtu U shfaq i nervozuar me disa tifozë të Barcelonës - vjen reagimi i Joao Cancelos

Barcelona do të dëshirojë të dijë sa më shpejt shkallën e lëndimit të Gavit por dëshpërimi natyrisht që nuk mungon në kampin katalan për shkak të frikës se lëndimi mund të jetë serioz.

Gjëja e fundit që i duhet Xavi Hernandez është një tjetër lojtar që mungon përpara një serie të rëndësishme të ndeshjeve.

Barcelona në ‘gjah’, synon të përforcohet në tri pozita
Lexo po ashtu Barcelona në ‘gjah’, synon të përforcohet në tri pozita

Në më pak se 3 javë, Barcelona do të jetë nikoqir i Real Madridit në atë që njihet ndryshe në mbarë globin si “El Clasico” dhe deri atëherë do shpresojnë që disa prej lojtarëve të lënduar të rikuperohen./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Kalo në kategori